Ligji për adresat, Balla: Çdo banesë në Shqipëri do të ketë një kod unik

AKTUALITET


Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka folur për ligjin për adresat në mbledhjen e Komisionit Parlamentar të Sigurisë.

Balla tha se çdo banesë në Shqipëri do të ketë një kod unik dhe theksoi se është shumë e rëndësishme që regjistri kombëtar i adresave të përditësohet në mënyrë të rregullt.


“Çdo banesë në Shqipëri do të ketë një kod unik. Kemi punuar edhe me akte nënligjore. Ligjet e mira duan sanksione të forta. Regjistri kombëtar i adresave duhet të përditësohet në mënyrë të rregullt. Banesat duhet që të kenë kod unik, që edhe turistët të gjejnë saktë adresën. Historia që banesa është tek Pallati me Shigjeta, më pas keni një kioskë e shko në kat të tretë, kjo nuk do të funksionojë. Me Kodin Unik, ky problem do të marrë fund. Kemi parashikuar kod edhe për banesën, edhe për ndërtesën.”, tha Balla.

“Nxis që komisioni për sigurinë të bashkohet me dënimin e këtij akti prej burracakësh ndaj një magjistrati dhe po ashtu dua t’iu informoj si Komisioni Përgjegjës për mbulimin e veprimtarisë së Ministrisë së Brendshme dhe Policisë, se prej momentit të parë të marrjes së informacionit lidhur me këtë ngjarje është ngritur një grup pune jo vetëm për të hetuar. Mund të ndaj informacionin se hetimet po ecin mirë, ka një pistë e cila mund të na çojë në zbardhjen e gjithë organizmit dhe të ekzekutimit të kësaj ngjarje”,  tha ministri.




Skip to toolbar