Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Rama, ka përkrahur në mënyrë indirekte paketën anti-shpifje, që pritet të diskutohen në Kuvend gjatë sesionit të ri parlamentar.
Përmes një statusi në twitter, Linda Rama ka kërkuar nga shqiptarët që të bëhen më të përgjegjshëm dhe më kritik në përzgjedhjen e informacionit dhe të shmangin atë të dëmshme apo Fake News.
Sipas Linda Ramës është e nevojshme ndërtimi i një shoqërie e cila të mendojë në formë kritike, dhe të jetë e aftë të selektojë informacionin e dobishëm nga ai që serviret si i dëmshëm.
“Interneti na ka mundësuar të hyjmë në një oqean me informacion, shifra dhe lajme. Ne duhet të ndërtojmë një shoqëri të të menduarit kritik, e aftë të dallojë informacionin e dobishëm dhe atë të dëmshëm. Ne -konsumatorët e lajmeve- duhet të bëhemi filtrues.” shkruan Linda Rama