Linda Rama reagoi për vendimin për mos hapjen e negociatave me një citim të shkrimtarit Ismail Kadare. Ajo shkruan se ankthin e shqiptarëve të humbjes së ëndrrës europaine dhe mbylljen e derës nga ana e saj nuk mund ta kuptojnë dot liderët e BE. Linda Rama shkruan se shqiptarët e kanë humbur atë dy herë një herë nga pushtimin osman dhe një herë me rënien në komunizëm dhe sot ende vijojnë të ndjejnë ankthin të humbjes së saj sërish.
“Shqiptarët, e kanë humbur dy herë Evropën: në shekullin XV dhe nën sundimin komunist. Sot, pas përmbysjes së komunizmit, shqiptarët jetojnë prapë në ankthin e humbjes së tretë të Evropës. Ju që jetoni në zemër të saj, nuk mund ta kuptoni se ç’është ky ankth. ” shkruan Linda Rama.