Liqeni i Ohrit pasurohet me Koran, nuk rritet askund tjetër

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë për Liqenin e Ohrit, i cili është një trashëgimi botërore e shpallur dhe mbrojtur nga UNESCO.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Rama njofton se për herë të parë në historinë e tij, ky liqen u pasurua me mbi 1.5 milionë rasate të koranit.

Sipas Ramës, me kontribut të qeverisë shqiptare, nën drejtimin e Bled Çuçit, procesi do të vijojë gjatë gjithë muajit tetor.

Peshku Koran është një peshk endemik që rritet vetëm në ujërat e liqenit të Ohrit, prandaj kërkon një kujdes të veçantë gjatë peshkimit për ruajtjen dhe shumimin e tij. Peshku Korani ka trup të gjatë dhe ngjyrë te argjendtë të mbyllur në shpinë, kurse në bark ka ngjyrë të bardhë të argjendtë, pendët kurrizore e ka ngjyrë të kuqërreme, ndërsa të tjerat ngjyrë të argjendtë, në dy anët e kurrizit ka pika të kuqe.

TANIMË TRASHËGIMI BOTËRORE e shpallur dhe mbrojtur nga UNESCO, Liqeni i Ohrit për herë të parë në historinë e tij, u…

Gepostet von Edi Rama am Sonntag, 6. Oktober 2019


Skip to toolbar