Sarandë, arrestohen klandestini dhe trafikanti i tij

AKTUALITET


Dy shtetas turq janë arrestuar nga Policia Kufitare, pasi janë kapur në portin e Sarandës me dokumente false duke tentuar të kalonin kufirin. Në prangat e Policisë kanë rënë: N.I., 31 vjeç dhe E.A., 40 vjeç, të dy banues në Bodrum të Turqisë. Pas kontrolleve të ushtruara në anijen e ankoruar në Portin e Sarandës me kapiten 40-vjeçarin u gjet i fshehur i arrestuari i dytë, i cili kishte me vete dokumente të falsifikuara.

“Pas hetimeve dhe verifikimeve të kryera, si dhe pas kontrollit të ushtruar në anijen e ankoruar në Portin e Sarandës me kapiten shtetasin E.A, është gjetur i fshehur brenda këtij mjeti lundrues N.I, ku pas kontrollit personal këtij të fundit i janë gjetur dokumente, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara”, deklaroi policia.


Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të shtetasit N.I për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, si dhe në ngarkim të shtetasit E.A për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.




Skip to toolbar