Liqeni plot, Manastirliu: Qytetarët nuk po e marrim seriozisht Covidin

AKTUALITET


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka reaguar pas pamjeve të publikuara sot në media ku  qytetarë të shumtë iu drejtuan sot Liqenit Artificial.

Ministrja shprehet se “kjo pamje do të ishte e zakonshme në një kohë tjetër. Në një kohë normale. Pa pandemi. Pamje si kjo tregojnë që nuk po e marrim seriozisht rrezikun që sjell mos zbatimi i rregullave të vendosura”.


“Ne do të vazhdojmë të bëjmë të pamundurën, duke vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet tona, në shërbim të mbrojtjes së jetës nga virusi i rrezikshëm. Por duhet të kuptojmë se burimet përballë pandemisë nuk janë të pafundme. Nuk janë të tilla për asnjë shtet të botës”, nënvizon ministrja.

“Askush nuk e do kufizimin e mënyrës së të jetuarit. Por një pyetje e arsyeshme, që gjithësecili prej nesh duhet t’ia bëjë vetes në këtë kohë sfiduese për mbarë globin është:  Çfarë po bëj për ta shmangur rrezikun? Çfarë po bëj për të mbrojtur veten dhe njerëzit e dashur, nga ky virus i rrezikshëm? Në luftë përballë COVID-19, ne kemi ato armë dhe mjete që po përdor sot e gjithë bota, por që jo të gjithë po i përdorim”, deklaron Manastirliu.




Skip to toolbar