Aksident në Tiranë, një i vdekur dhe dy të plagosur

AKTUALITET


Një aksident i dhimbshëm ka ndodhur para disa minutash duke i marrë jetë një burri dhe duke lënë të plagosur dy të tjerë.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 15:00, tek shkallët e Tujanit.


Policia tha se mjeti me drejtues N.K., duke qarkulluar me mjet në një zonë e cila është kantier ndertimi, ka humbur kontrollin e mjetit.

Për pasojë janë dëmtuar pasagjerët B.K dhe B.K., të cilët janë nisur me ambulancë për në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa pasagjeri tjetër shtetasi H.D., 68 vjeç, ka ndërruar jetë në vëndngjarje si pasojë e plagëve të marra.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.




Skip to toolbar