Liridona u vra në sy të fëmijëve e bashkëshortit, Prokuroria: Dyshime të forta për grabitje

AKTUALITET


Një grua ka mbetur e vrarë një natë më parë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Prishtinë.

Sipas mediave të Kosovës, e vrarë ka mbetur Liridona Murseli bashkëshortja e këshilltarit të ish-presidentit Behxhet Pacolli, Naim Murseli.


Ngjarja ndodhi gjatë orëve të mbrëmjes, ku bashkëshortëve Murseli të cilët udhëtonin së bashku me dy fëmijët e tyre iu është bërë pritë nga disa persona të maskuar dhe armatosur.

Grabitësit iu kanë marrë çiftit fillimisht celularët dhe sendet me vlerë. Më pas sipas deklaratës së Naim Murselit ai ka mundur të nxjerrë nga automjeti fëmijët e mitur, ndërsa gruaja që mbeti pas në makinë u qëllua për vdekje.

Rrethanat e ngjarjes janë bërë të ditura vetëm nga mediat, ndërsa prokuroria ka konfirmuar sot se dyshohet për grabitje me pasojë vdekjen.

Edhe pak ditë më parë në qendër të qytetit të Suharekës në Kosovë u shënua një grabitje e armatosur në një argjendari. Si pasojë mbetën të plagosur dy persona, njëri prej të cilëve punonjës policie.




Skip to toolbar