Lirohen plazhet e zaptuara në Durrës e Lezhë, nën hetim drejtorët e Tatimeve

AKTUALITET


Policia e Shtetit ka vijuar edhe gjatë të shtunës operacionin “Plazh i lirë” duke liruar hapësirat e zaptuara nga privatët në mënyrë të paligjshme në Durrës e Lezhë ndërkohë që ka bërë padi për drejtorët e Tatimeve në Durrës e Lezhë për shpërdorim detyre.

Policia njofton se i ka kthyer pushuesve 3500 m2 plazh, pronë publike, e zaptuar në mënyrë të kundërligjshme nga disa shtetas.

Në kuadër të këtij operacioni 7 persona janë vënë në procedim penal në Durrës. 3 prej tyre janë pronarë të  subjekteve tregtare dhe akuzohem për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Zënia e hapësirave publike”.

Në procedim penal është edhe Drejtori i Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Durrës, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Në vijim të operacionit u proceduan penalisht edhe shtetasit: Sh.T., P.Gj., banues në Tiranë dhe D.I., banues në Shijak, pasi nga kontrolli i ushtruar, u konstatua se këta shtetas kishin zënë me çadra plazhi e shezlongë hapësirat publike në bregun e detit pa leje nga organet përkatëse.

Ndërsa në Lezhë, janë proceduar penalisht tre shtetas, njëri prej tyre me detyrë Drejtor në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Lezhë.

Gjatë operacionit u proceduan penalisht dy shtetas P. GJ. dhe D.D., të cilët kishin zaptuar hapësirën publike para lokaleve të tyre, në mënyrë të kundërligjshme duke vendosur shezlongë dhe çadra pa kontratë përdorimi.

Policia njofton se operacioni do të vijojë në gjithë zonën bregdetare, për të kthyer në dispozicion të qytetarëve çdo hapësirë publike të zënë në mënyrë të kundërligjshme, me qëllim fitimin.



Skip to toolbar