Lista, 3 kandidatë të skualifikuar për SPAK


Është zhvilluar sot mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë e cila ka shqyrtuar listën e kandidatëve për ngritjen e SPAK dhe mësohet se janë skualifikuar 3 kandidatë.

Televizionet informative bëjnë të ditur se janë skualifikuar Gëzim Cenaj, Fatmir Hoxha dhe Irena Nino me arsyetimin se ata nuk janë pjesë të sistemit të Prokurorisë.


Ndërkaq mësohet se pas diskutimeve është votuar unanimisht lista e propozuar dhe e vlerësuar nga Komisioni i Posaçëm prej 25 kandidatëve që plotësojnë kushtet paraprake ligjore.




Skip to toolbar