Rama bën ftesë për dialog/Ja çfarë propozon


Përmes një mesazhi në Twitter, kryeministri Edi Rama i bën ftesë opozitës të ulen në tryezën e dialogut.

Ai shkruan se është plotësisht dakord me qëndrimin e delegacionit të BE-së dhe është i gatshëm të bisedojë në një tryezë edhe me opozitën e larguar nga kuvendi.


“Plotësisht dakord me delegacionin e BE:Koha që palët të dialogojnë! Reforma Zgjedhore,vota e emigrantëve, votimi/numërimi elektronik, penalitetet e reja për shitblerjen e votës, duhet të na bëjnë bashkë. Kush iku nga Kuvendi, ka ende vend në tryezën e reformës me status të barabartë!”, shkruan Rama.




Skip to toolbar