Listat, maturantët fitues në Fakultetin e Drejtësisë dhe Histori-Filologjisë

AKTUALITET


Dy fakultetet, përkatësisht ai i Drejtësisë dhe Histori-Filologjisë , kanë shpallur listat e maturantëve fitues. Të gjithë maturantët që kanë aplikuar në këto degë, mund të shikojnë lehtësish rezultatet në faqen zyrtare të fakulteteve përkatëse.

Fakultetin e Histori-Filologjisë në listën paraprake janë shpallur 705 maturantë fitues, të cilët kanë mundësi të regjistrohen në një nga 5 degët që ofron ky fakultet, nga data 2 deri më 15 shtator pranë sekretarisë së fakultetit.


Për regjistrimin studentët duhet të kenë me vete një dokument identifikimi, fotokopjen e noterizuar të diplomës së Maturës Shtetërore ose dëftesën e pjekurisë së bashku me certifikatën e notave ose një dëftesë/diplomë tjetër studimi të fituar jashtë vendit dhe të njësuar në MASR. Po ashtu duhet dhe mandati i pagesës së tarifës së regjistrimit.

Kliko këtu për listën e fituesve të Fakultetit të Histori-Filologjisë.

Fakultetin e Drejtësisë, në listën paraprake janë shpallur fitues të fazës së parë 640 maturantë, për vitin akademik 2019-2020. Maturantët mund të kontrollojnë listat paraprake, për të parë nëse janë zgjedhur fitues në këtë fazë të parë të aplikimeve.

Kliko këtu për listën e fituesve të Fakultetit të Drejtësisë.




Skip to toolbar