Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë të martën mesazhin se zyrtarë të tjerë të korruptuar në Shqipëri do të ndalohen përgjithmonë të shkelin në SHBA. Përmes një video informuese SHBA njofton se DASH po heton rastet e korrupsionit të zyrtarëve aktualë por edhe të kaluar dhe në rast se vëren se ata janë përfshirë në raste korrupsioni të mëdha do të marrë masa ekstreme duke i ndaluar atyre dhe familjarëve të tyre të marrin vizë dhe të mos shkelin kurrë në SHBA. Ambasada Amerikane risjell në kujtesë ndalimet që i janë bërë tre funksionarëve të lartë shqiptarë, duke nisur me kryeprokurorin Adriatik Llalla, deputetin Tom Doshi dhe kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako dhe njofton se nga 100 persona në mbarë botë të shpallur “non gratta”, 14 janë shqiptarë.
“A e dini që SHBA kanë deklaruar disa zyrtarë të korruptuar shqiptarë dhe anëtarët e familjeve të tyre të skualifikuar përgjithmonë për të hyrë në SHBA. Ky njihet si përcaktimi sipas seksionit 7031C. Sipas seksionit 7031C të ligjeve të SHBA sekretari i shtetit i ka ndaluar përgjithmonë hyrjen ish prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla, deputetit Tom Doshi, ish kryetarit të Bashkisë Durrës, Vangjush Dako dhe bashkëshorteve dhe fëmijëve të tyre. Kjo do të thotë se ata nuk do të marrin kurrë vizë për në SHBA. Çfarë është përcaktimi sipas 7031C? E gjitha fillon me prova të besueshme për korrupsion. Kur SHBA mësojnë se zyrtarët e korruptuar janë të përfshirë në korrupsion sekretari i shtetit ka të drejtën të përcaktojë individët dhe anëtarët e familjes së tij të afërt si të skualifikuar përgjithmonë për të hyrë në SHBA. Është një ndëshkim i rëndë vetëm për zyrtarët publikë më të korruptuar kudo në botë”, njofton SHBA.
Por si e vendos sekretari i shtetit personin që do të përcaktojë sipas 7031C, pra që do t’i ndalojë njëherë e përgjithmonë mundësinë për t’u futur në SHBA?
“DASH shqyrton rastet e korrupsionit në mbarë botë si dhe ndikimin e tyre mbi interesat e SHBA. Shembujt e korrupsionit që mund të çojnë në përcaktimit sipas 7031C përfshijnë të kërkuarit, pranuarit apo dhënien e parave, dhuratave apo përfitimeve personale në shkëmbim të favoreve të ofruara për shkak të postit. Përvetësimin e fondeve publike dhe ndërhyrjet në procese gjyqësore, zgjedhore apo procese të tjera publike. Kur DASH vendos që një zyrtar qeveritar ka kryer akte korrupsioni sekretari i shtetit mund ta përcaktojë individin dhe familjarët e tij sipas 7031C dhe mund ta njoftojë atë në mënyrë publike ose private”, shpjegon SHBA ndërsa bën të ditur se në mbarë botën janë 100 persona që janë ndaluar të hyjnë në SHBA dhe 14 prej të cilëve janë shqiptarë.
“Përcaktimi i parë ndodhi më 14 shkurt 2018 kur sekretari i përgjithshëm përcaktoi prokurorin e përgjithshëm Adriatik Llala, të shoqen Adriana Llala, vajzën Eni Llalla si dhe fëmijën tjetër jo nën shtetas të SHBA. Në 16 prill 2018 sekretari i shtetit përcaktojë rastin e dytë në botë sipas 7031C kur përcaktoi deputetin Tom Doshi, të shoqen Xhovana Doshi, vajzën e rritur Briana Doshi, djalin James Doshi si dhe fëmiëjt e tjerë minorenë. Ish kryetari i Bashkisë, Vangjush Dako, e shoqja Alba Dako, të birin Xhulio Dako si dhe të bijën Kejsi Dako u përcaktuan sipas 7031C në 30 korrik të vitit 2019”, kujton SHBA.
Kush do të përcaktohet sipas 7031 C herën tjetër?
“DASH sapo ka filluar ta përdorë autoritetin e tij të 7031C kundër zyrtarëve të tanishëm dhe të kaluar shqiptarë të korruptuar. Raste të tjera po vijnë. SHBA do të vazhdojnë t’ju hapin dyert zyrtarëve publikë që përmbushin detyrat e tyre zyrtare me etikë, ndershmëri dhe përgjegjësi. Zyrtarët e tanishëm dhe të kaluar të korruptuar duhet të dinë se ata dhe anëtarët e familjeve të tyre rrezikojnë të humbin privilegjin për të hyrë në SHBA në atë ardhmen”, njofton SHBA./realstory.al