Lleshaj i lë vendin polices së plagosur në protestën e opozitës: Shenjë respekti!

AKTUALITET


Ministri i Punëve të Brendshme Sandër Lleshaj, ka preferuar të mos e ndjekë nga stadiumi ndeshjen historike për herë të parë në stadiumin e ri kombëtar, mes kuqezinjve dhe Francës. Në shenjë respekti për sakrificën e saj në detyrë, Lleshaj ia ka lënë vendin e tij, efektives së policisë, Ina Nuku, e cila mbeti e plagosur në dorë gjatë një protestë të opozitës kundër qeverisë, ku u plagos nga shpërthimi i një mjeti piroteknik.

“Sot në këtë ditë të rëndësishme për futbollin shqiptar, preferova të dërgoj Ina Nukën në vendin tim në stadium, si shenjë respekti për sakrificën e kësaj punonjëse të Policisë së Shtetit. Bashkë me urimet më të mira për gjithë sportdashësit shqiptarë, që sot si kurrë ndonjëherë më parë në historinë e futbollit janë mbledhur nën ngjyrat kuqezi për të përkrahur ekipin tonë kombëtar. Rroftë Shqipëria!”, shkruan Lleshaj në rrjetet sociale teksa poston foton e efektives brenda stadiumit e veshur kuqezi.





Skip to toolbar