Kapiten Artur Meçollari thotë se Rusia ka marrë nën kontroll disa qytete në Ukrainë, pasi ushtria ukrainase ka mungesë të municioneve dhe se korrupsioni në ushtri është i lartë.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Meçollari u shpreh se lufta në Ukrainë do të jetë kritike për zgjedhjet presidenciale në SHBA.
“Janë fitore të nivelit taktik të ulët, pasi kemi të bëjmë me marrjen e disa qyteteve. Në këtë periudhë pranohet që ushtria ukrainase është duke u ballafaquar me dy problematika, mungesa e municioneve dhe e dyta korrupsioni i lartë në ushri. Të dyja po dëmtojnë rëndë kapacitetet, por jemi në fazën e një lloj, situate pasi dimri është shumë i vështirë në atë zonë dhe pritshmëritë janë për një mars, por një gjë është e vërtetë. Lufa në Ukrainë këtë vit do të jetë kritike për të dyja palët por edhe për zgjedhjet në SHBA. Ndikimin më të madh, lufta në Ukrainë e ka në zgjedhjet në Rusi, dihet që Putin do rizgjidhet, ndikimin më të madh do e ketë në SHBA pasi rezultati i luftës ndoshta do të ketë ndikimin e vet. Lufta nuk fitohet në nivel taktik, lufta do të jetë e gjatë, një luftë e gjatë pavarësisht humbjeve, favorizon atë që ka terrenin nga pikëpamja juridike. Po të marrim gjithë luftrat që kanë ndodhur, në Afganistan, në Vietnam.
Gjykoj për shkak të mossuksesit të verës, rusët do të kishin një avancim. Pasi ata kanë mbështetje të përhershme, por mungesa e këtij municioni sidomos i topave, 155 mm ka dhënë dëmin më të madh. Pra, kjo është mungesa më e madhe, Rusia do e kishte një lloj avancimi por mungesa e këtij fondi i dha një avantazh më të madh. Loja duket e vështirë, duket sikur palët po luajnë me të ardhmen e Europës në një rajon që nesër do jetë determinant në mënyrën tonë të të sjellurit apo në jetën tonë”, theksoi ai.