“Shpëlarja e trurit është në shkallë të lartë në Rusi”, ish-ambasadori shqiptar: Ja çfarë thuhet nëpër shkolla

Më të fundit


Ish-ambasadori i Shqipërisë në Moskë, Sokol Gjoka ka deklaruar në emisionin “Real Story” se indoktrinimi dhe shpëlarja e trurit është në shkallë të lartë në Rusi.

Ai ka marrë shembullin e një luftëtari ukrainas, i cili nuk komunikonte dot me babain e tij, pasi kujtonte se në Ukrainë veprojnë nazistët siç është politika e Putinit.

Madje, Gjoka theksoi se di raste veçanërisht me luftën në Krime që nëpër shkolla shkohej edhe flitej që nuk ka pushtim të Krimesë.

“Kjo edukohet në shtresa të ndryshme të shoqërisë. Ai ka hequr komunikimin ndërkombëtar global përmes internetit. Aty vepron një internet rus, Jandex, që nuk ka të bëjë me google dhe mjetet e. Edhe kjo është një mënyrë për të bllokuar cdo lloj komunikimi. Pash para pak ditësh një luftëtar ukrainas, i përfshirë në luftë dhe thoshte nuk komunikoj dot me babain tim. Babai im kujton se në Ukrainë veprojnë nazistët sic është politika e Putin, dhe unë i them jam unë në luftë që jam djali jot dhe këtu duhet të vish të shikosh që këtu zhvillohet përballje. Pra, indoktrinimi është në shkallë të lartë dhe është edhe shpëlarja e trurit. Unë di raste veçanërisht me luftën në Krime që nëpër shkolla shkohej edhe flitej që nuk ka pushtim të Krimesë, por ajo është pjesë e Federatës ruse dhe do t’i bashkohet Federatës ruse”, tha ish-ambasadori i Shqipërisë në Moskë, Sokol Gjoka.



Skip to toolbar