Lufthansa dhe Delta gati të shpëtojnë Alitalia

AKTUALITET


Kompania italiane e fluturimeve Alitalia është në krizë financiare. Për këtë arsye ajo po kërkon investitor të rinj, për të rigjallëruar veten. Dy nga kompanitë më prestigjoze në botë të fluturimeve, Amerikanët e Delta Airlines dhe Gjermanët e Lufthansa, janë gati të shpëtojnë Alitalia. Megjithatë, duket se Lufthansa është më pranë marrëveshjes për të investuar të paktën 150 milion euro, të cilat do të shpëtonin Alitalia nga katastrofa e një falimenti të mundshëm.

Lufthansa i ka shkruar zyrtarisht Ministrisë së Industrisë së Italisë, duke u zotuar se është gati të blejë një pjesë të aksioneve. Në letër Lufthansa tregon se është gati të investojë për Alitalia, por shifra ende nuk bëhet e ditur. Megjithatë, mediat italiane raportojnë se gjigantët gjermanë janë gati të ofrojnë një vlerë nga 150 deri në 200 milion euro.


Pritet që palët të takohen në Frankfurt për të diskutuar, dhe nëse Lufthansa konfirmon pretendimet e saj, bisedimet me kompaninë amerikane Delta, pritet të prishen, pasi vlera që ka ofruar kjo kompani për të investuar është 100 milion euro. Gjithësesi, Ministria e Industrisë së Italisë ka lënë të hapur pranimin e ofertave deri në datën 21 nëntor, duke e shtyrë afatin e parë që ishte 15 tetori.

Një nga pikat ku palët duket se do të ndalen gjatë është numëri i avionëve që do të mbeten në flotën e Alitalia si dhe të punësuarit në kompani. Tregu italian është shumë i rëndësishëm për Lufthansa, dhe si i tillë, linja ajrore është e interesuar për një Alitalita të ristrukturuar. Grupi i Lufthansa aktualish ka nën zotërim SËISS, Brussels Airlines, Euroëings dhe të tjerë.




Skip to toolbar