“Lugina” asgjëson 60 kubikë me kanabis te Përroi i Dorëzit

AKTUALITET


Sezoni për mbjelljen e kanabisit dhe deklaratat e ministrit të Brendshëm se nuk do të tolerojë shkeljet për këtë vepër penale kanë vënë në lëvizje punonjësit e policisë, të cilët kanë nisur kontrollet e territoreve ku mund të kultivohet kjo bimë narkotike.

Pikërisht nga këto kontrolle u realizua edhe operacioni “Lugina” pranë Përroit të Dorëzit në Tiranë, ku policia ka asgjësuar 60 kubikë me kanabis dhe ka arrestuar personin e dyshuar si  kultivues.

Policia e Tiranës tha të enjten se u arrestua kultivuesi Xh. V. 40 vjeç, banues në Tiranë. Në muajin e fundit thuajse në të gjitha qarqet e vendit janë goditur tentativa të kultivimit të kanabisit.



Skip to toolbar