Balla takon ministrin gjerman të ekonomisë: 1 miliard euro investime gjermane në Shqipëri

AKTUALITET


Kryetari i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla është takuar në Berlin me Ministrin e Ekonomisë dhe Energjisë së Gjermanisë, Peter Altmaier. Bashkëpunimi ekonomik dhe rritja e prezencës së kompanive gjermane në sektorë strategjikë në Shqipëri ishte tema e bisedës që Balla pati pati me Peter Altmaier.

“Shqipëria i është mirënjohëse Gjermanisë për ndihmën e pakursyer. Kontributet gjermane në Shqipëri arrijnë në një total prej më shumë se 1 miliard euro. Vetëm për vitet 2017 dhe 2018 Gjermania ka vënë në dispozicion 85 milionë euro. Gjermania është në këtë mënyrë një nga donatorët më të mëdhenj dhe më të rëndësishëm për Shqipërinë”, u shpreh Balla, i cili i shprehu ministrit gjerman mirënjohjen e tij për ndihmën e pakursyer që Gjermania i jep Shqipërisë e cila është një nga donatorët më të mëdhenj dhe më të rëndësishëm në vend.





Skip to toolbar