Meta në fshatin SOS, mesazh politikës për fëmijët dhe varfërinë

Më të fundit


Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vlerësuar organizatën SOS Fshatrat e Fëmijëve Ndërkombëtarë me Dekoratën “Nënë Tereza” për kontributin e vazhdueshëm në ndihmë të fëmijëve dhe të rinjve që e kanë humbur kujdesin prindëror. Por, gjatë fjalës së tij Meta kishte një mesazh të fortë edhe për qeverinë.

“Shqipëria nuk duhet të jetë vendi i shpresave të thyera, ku shkelen të drejtat bazike të fëmijëve dhe ku varfëria i frenon brezit të ri zhvillimin normal dhe ndrydh ëndrrat e tyre të lira që në fëmijëri. Ky realitet i papranueshëm duhet të jetë një kambanë alarmi për të gjithë ne, shtetin, politikën dhe shoqërinë, pasi shtresat pa përkrahje duhet të kenë të njëjtën mundësi jetese, punësimi, strehimi dhe mirëqenie si pjesa tjetër e shoqërisë”, deklaroi Meta.


Më tej, ai tha se shoqëria shqiptare duhet të përgatisë qytetarë me integritet, të shtyrë dhe frymëzuar nga ndjenja e barazisë, të aftë dhe të devotshëm për të realizuar dhe mbrojtur të drejtat e tyre, por edhe për t’i shërbyer atdheut. “I bëj thirrje Qeverisë të mbështesë financiarisht Fshatin tuaj dhe të ndjekë në vazhdimësi integrimin e mëtejshëm të brezave që dalin nga ky komunitet mjaft cilësor”, deklaroi Meta.




Skip to toolbar