Lulzim Basha përgatit rikthimin, çfarë fshihet pas takimeve me bazën 

Më të fundit


Opozita do të ketë nga dy kandidatë për zgjedhjet lokale të 14 majit dhe Lulzim Basha po përgatit rikthimin.

Këto ishin dy lajmet që u konfirmuan gjatë javës së fundit brenda Partisë Demokratike. Daljen me kandidatë të tjerë veçmas atyre të Sali Berishës, e konfirmoi Enkelejd Alibeaj i pari dhe më pas u konfirmuan kandidaturat e para.


Prezantimi zyrtar i kandidatëve nisi prej të shtunës nga Mallakastra me Agron Kapllanajn, i cili do të kërkojë një mandat të dytë në krye të kësaj bashkie, pasi më herët ka qenë kryetar në vitet 2015-2019.

Krahas prezantimit të kandidatëve, në lëvizje gjatë ditëve të fundit është vënë edhe ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Fillimisht Basha u shfaq në Panairin e Librit, aty ku përveç blerjes së librave, u pa të takonte të rinj dhe të reja. Më pas ish-kryedemokrati ka marrë pjesë në disa takime me mbështetës të tij në disa prej degëve të Tiranës.

Gjatë këtyre ditëve që mbizotëron atmosfera e botërorit, Basha i është bashkuar të rinjve duke ndjekur ndeshjet në lokalet e Tiranës.

Me këto lëvizje në terren, por edhe me rikthimin në seancën e Kuvendit, Basha po jep mesazhin e qartë se periudhës së pushimit nga politika aktive po i vjen fundi dhe po bëhet gati që të rikthehet, raporton Euronews Albania. 

Por se cila do të jetë forma, mbetet për t’u parë, pasi që nga dorëheqja e tij, postin e kryetarit në detyrë të Partisë Demokratike zyrtare e mban Enkelejd Alibeaj.




Skip to toolbar