Macron zemëron prapë Ballkanin

POLITIKË


Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka shkaktuar një reagim tjetër në Ballkanin Perëndimor, këtë herë nëpërmjet një interviste të dhënë për The Economist.

Në n e tij, Macron tha se shqetësimi më i madh në rajon nuk janë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, vendet që u ndaluan të hapnin negociatat e pranimit me BE muajin e kaluar nga veto e Francës, por Bosnja dhe Hercegovina, që sipas tij është një “bombë me sahat”.


Anëtari i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës Željko Komšić iu përgjigj pretendimit të Presidentit Francez duke thënë se numri i luftëtarëve të huaj nga vendi i tij është i vogël dhe se një kërcënim shumë më i madh i sigurisë po e mban Bosnjën jashtë BE dhe NATO.

Komçiç gjithashtu u takua me Ambasadorin e Francës në Bosnje dhe Hercegovinë, duke e informuar atë për numrin e luftëtarëve të huaj dhe familjet e tyre, si dhe përpjekjet e BiH në luftën kundër terrorizmit, raporton N1 .

Reagimet e tjera ishin më të ashpra. Profesori i Historisë dhe Politikës së Evropës Juglindore në Universitetin e Graz dhe koordinatori i BiEPAG, Florian Bieber kritikoi me forcë deklaratën e Macron në Twitter.

“Sa më shumë Macron të shpjegojë pikëpamjet e tij për Ballkanin, aq më shumë është e qartë se bazohet në injorancën, paragjykimin dhe arrogancën. Bomba me sahat e Evropës nuk është Bosnja, por gatishmëria e Evropës Perëndimore për të kuptuar se Evropa është më e madhe se sa është gjysma perëndimore”, shkroi Bieber.

Një tjetër anëtar i BiEPAG-it dhe Studiues i Lartë në Institutin Austriak për Studimet Ndërkombëtare Vedran Džihić shkroi që deklaratat e Macron tregojnë se “Ballkanizmi” është ende i fuqishëm në Perëndim.

Studentët nga Bosnja dhe Hercegovina gjithashtu reaguan ndaj deklaratës duke ngritur flamurin e vendit të tyre dhe duke ftuar Presidentin Macron të vizitojë BiH dhe të shohë vetë se vendi i tyre nuk është një bombë me sahat.

Në intervistën për The Economist, Macron mbrojti gjithashtu vendimin e tij për të vendosur reformën e BE-së dhe procesin e pranimit përpara hapjes së negociatave, duke pretenduar se gjysma e anëtarëve të BE ishin kundër vendimit pozitiv në rastin e Shqipërisë, por “fshiheshin prapa Francës”. Ai theksoi ndikimin rus dhe kinez në Serbi, një vend që tashmë po negocion, si një kundër argument i pretendimit se vetoja e tij minon interesin gjeostrategjik të BE-së për rajonin.




Skip to toolbar