El Clasico, zbulohet plani i sabotimit

SPORT


Në Barcelonë, dhe te Barça, kanë qenë të shumtë ata që ishin të bindur se El Clasico i parashikuar të luhej më 26 tetor mund të ishte zhvilluar pa asnjë problem në Camp Nou. Megjithatë, disa struktura të policisë spanjolle nuk kanë qenë aq të sigurta në lidhje me këtë dhe kanë këmbëngulur që Barça-Real Madrid të shtyhej. Dhe kështu ka ndodhur: El Clasico është vendosur të luhet më 18 dhjetor.

Larg rrëmujave që kanë ndezur Barcelona-n pas vendimit për të dënuar politikanët e përfshirë në referendumin ilegal mbi pavarësinë e Katalonjës të zhvilluar më 1 tetorin e 2017-ës dhe për zgjedhjet kombëtare, të cilat do të zhvillohen nesër.


Forcat e rendit kanë pasur frikë që CDR (Komiteti për Mbrojtjen e Republikës, pjesa më ekstremiste dhe e dhunshme e protestuesve) mund të kërkonte të shfrytëzonte vitrinën mediatike ndërkombëtare që ofronte Barça-Real Madrid dhe të kërkonte ta pengonte zhvillimin e ndeshje në njëfarë mënyre.

Shqetësime këto që janë konfirmuar nga El Mundo. E përditshmja politike madrilene ka rrëfyer në faqe të parë planin e CDR-së për të sabotuar ndeshjen e 26-tetorit.

 “Plani ishte që të rrethohej autobusi i Real-it dhe të pengohej që të shkonte në hotel. Në rast se ky plan do të dështonte, ata do të kërkonin të pengonin madrilenët që të shkonin në stadium. Pjesa tjetër e planit përfshinte lënien në errësirë e Camp Nou gjatë ndeshjes për të bllokuar transmetimin televiziv të ndeshjes”, shkruhet në El Mundo.




Skip to toolbar