Dy të mitur 6 dhe 15 vjeç janë përplasur gjatë mesditës së të martës nga një automjet në Kamëz.
Automjeti me drejtues shtetasin S. Ç ka aksidentuar këmbësorët, shtetasit e mitur, A. M.,6 vjeç dhe L. M.,15 vjeçe.
Policia njofton se dy fëmijët janë dërguar me urgjencë në spital, ndërkohë që shoferi i automjetit është shoqëruar në komisariat.
Policia rrugore ndodhet në vendngjarje, ku vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.