Një makinë e cila ecte me shpejtësi ka përplasur një këmbësore që po kalonte rrugë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Skelës në Vlorë. Gruaja po kalonte rrugën me fëmijën e vogël në krah, i cili ka shpëtuar për mrekulli pa asnjë dëmtim, ndërsa nëna është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën.
Pas aksidentit kanë ndërhyrë edhe qytetarët që ndodheshin aty duke e marrë fëmijën i cili përfundoi në rrugë.
Policia ka ndaluar drejtuesin e makinës dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.