Dy turistë izraelitë janë plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti në unazën e Elbasanit. Çifti izraelit po udhëtonte me një motor tip Honda me targa rumune, ku është përplasur me një makinë.
Nga përplasja e motorit me fuoristradën gruaja ka përfunduar e shtrirë në rrugë disa metra më larg, ndërsa bashkëshorti i saj është tërhequr nga makina duke e zënë poshtë.
Ai ka mbetur i bllokuar për disa momente poshtë mjetit dhe është nxjerrë më pas me ndërhyrjen e disa personave të pranishëm në vendin e aksidentit.
Dy turistët izraelit u dërguan fillimisht në spitalin e Elbasanit për të marrë mjekimin e duhur, por si pasojë e gjendjes kritike, ato u dërguan me urgjencë drejt Tiranës.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, por policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të tij.