Mediat italiane raportojnë se Alvin Berisha ka rrëfyer tmerrin e kaluar në Siri përpara hetuesve italianë dhe në prani në një psikologu për fëmijë. Deklarata më e dhimbshme e tij ishte rrëfimi për vdekjen e nënës së tij. Seanca e dëshmisë përpara hetuesve ka qenë e shkurtër dhe emocionale. Sipas mediave italiane hetuesit do të zhvillojnë dhe një seancë tjetër më vonë, pasi Alvini të jetë qetësuar.
Fëmija këtë mëngjes, ka treguar mes lotësh se pa që nëna e tij vdiq nga një bombë dhe se ai ishte në krah të saj në atë moment, por mundi të shpëtonte.
Ai tregoi se shpërthimi ndodhi në kohën që ishin në kamp në Siri, por jo në Al Hol, nga i cili u shpëtua për t’u kthyer në Itali.
Djali nuk di të tregojë kohën kur ndodhi shpërthimi, por thotë vetëm se ishte “shumë e nxehtë”. Mjekët ndoshta nga plaga e fëmijës do të jenë në gjendje të tregojnë kohen kur ndodhi shpërthimi.
Alvini do t’i nënshtrohet një operacioni për dëmtimin që ka marrë në këmbë, gjatë bombardimit në kamp.