Në kërkim për shfrytëzim prostitucioni, pranga fierakut

AKTUALITET


Policia e Tiranës finalizoi operacionin e koduar “Muzgu”, për kapjen e një shtetasi shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në pranga është arrestuar një 51-vjeçar, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Emigracion i paligjshëm”.

Seksioni i Kërkimit në Policinë e Tiranës, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, në bashkëpunim me Interpol Tirana, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Muzgu”, për kapjen e një shtetasi shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia Italiane.


Si rezultat i operacionit, në rrugën e Dibrës, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit: Ardjan Nexhipi alias Ardian Alliaj., 51 vjeç, lindur në Cakran, Fier dhe banues në Tiranë. Ndaj këtij shtetasi, autoritetet gjyqësore italiane kanë lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar, për veprat penale “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Emigracion i paligjshëm”. Veprimet e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejt shtetit italian do të kryhen nga Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën.




Skip to toolbar