Manastirliu ndan video nga vaksinimi i të moshuarëve

CORONAVIRUS


Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka ndarë mëngjesin e sotëm disa rrëfime të të moshuarve që kanë marrë “Sinovac”, në ditën e dytë të vaksinimit masiv.

Ata thonë se janë të lumtur për nisjen e këtij procesi, ndërsa ka nga ata që fillimisht kanë qenë skeptikë për marrjen e vaksinës.

Manastirliu thotë se drita në sytë e gjysheve dhe gjyshërve që sot janë më të mbrojtur nga vaksinimi masiv në të gjithë vendin, e mbush me gëzim.

“Drita në sytë e gjysheve dhe gjyshërve që sot janë më të mbrojtur nga covid19, falë vaksinimit masiv në të gjithë vendin, më mbush me gëzim”, shkruan ministrja.



Skip to toolbar