Manastirliu: Rihapet transporti publik, me detyrim përdorimi i maskave

CORONAVIRUS


Pas nje kohe shume te gjate pa qarkullim publik, eshte marre se fundi vendimi per rihapjen e transportit publik.

Lajmin e ka dhene sot ministrja e Shendetesise, Ogerta Manastirliu, duke theksuar se “Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur hapjen e transportit publik, por vetëm nën protokolle strikte”, por pa dhene nje date konkrete se kur do te rifilloje.


Komiteti Teknik I Ekspertëve ka vendosur hapjen e transportit publik, por vetëm nën protokolle strikte, tashmë të miratuara, ku vendosja e maskës qoftë nga ata që shërbejnë apo nga qytetarët që e përdorin transportin publik, do të jetë e domosdoshme dhe nuk do të tolerohet asnjë thyerje e këtij rregulli”, tha Manastirliu.

Sipas saj, nuk do të ketë asnjë tolerancë nëse do të konstatohet mosrespektim i këtyre masave dhe rregullave të vendosura që janë të domosdoshme për të mbrojtur shëndetin e popullatës dhe për të mos lejuar përhapjen e SARS-COV2.

Ministrja e Shëndetësisë kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për masat parandaluese ndaj COVID19, për të mos e mbingarkuar sistemin shëndetësor.

Duke falenderuar stafet mjekësore që vijojnë të jenë në gatishmëri, çdo qytetar është i lutur të mbrojë sistemin shëndetësor, të mos e vërë në sprovën e mbingarkesës, duke zbatuar rregullat e thjeshta parandaluese, distancimi fizik, higjiena personale dhe mbajtja e maskës kudo kur nuk është e mundur të respektohet distance, pasi janë të vetmet armë që kemi në dorë për të parandaluar përhapjen e COVID19”, tha Manastirliu.




Skip to toolbar