Manchester United tenton transferimin e talentit uellsian!

SPORT


Manchester United është pranë arritjes së marrëveshjes me Daniel James nga Swansea City. Ky transferim pritet t’i kushtojë United 15 milionë euro, teksa sulmuesi 21 vjeçar do të nënshkruante një kontratë afatgjatë për skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer.

James, i cili është nën kontratë me Swansea deri në vitin 2020, zbuloi se në mars ishin duke u zhvilluar bisedimet për rinovimin e kontratës mes tij dhe klubit, ku do të parashikohej dhe një klauzolë për transferimin.


James është grumbulluar dhe me përfaqësuesen e Uellsit, ku në dy ndeshje ka shënuar një gol nën drejtimin e Ryan Giggs, në ndeshjen ndaj Sllovakisë.

Manchester United nuk është klubi i vetëm që interesohet për James, pasi në Premier League janë dhe disa ekipe të tjera që synojnë të arrijnë një marrëveshje me lojtarin.

Në krahun tjetër, Ole Gunnar Solskjaer synon që gjatë merkatos së verës të afrojë lojtarë të rinj, të cilët mund të luajnë për një kohë të gjatë me United.

Trajneri i “Djallit të kuq” nuk ka komentuar çështjen e transferimit të James në konferencën e fundit për shtyp, megjithatë ai është shprehur se dëshiron lojtarë që: “kalojnë këtu për shumë vite” siç kanë bërë Cristiano Ronaldo dhe Wayne Rooney.




Skip to toolbar