Aubameyang “ëngjëll dhe djall” për Arsenal. Fitojnë Chelsea e Manchester United

Janë luajtur disa nga ndeshjet e javës së 22 të Premier League në Angli. Arsenal nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në fushën e Crystale Palace. Heroi dhe “djalli” i takimit ishte Aubameyang, i cili shënoi golin e parë të takimit në minutën e 12.

Mirëpo në pjesën e dytë sulmuesi doli më karton të kuq nga fusha e lojës duke e lënë Arsenal me 10 lojtarë. Ndërkohë, Ayeu ishte ai që barazoi takimin për Crystale Palace.

Në fushën e lojës ishte dhe futbollisti me orgjinë shqiptare, Granit Xhaka. Pas barazimit të së shtunës, Arsenal ndodhet në vendin e 10 të renditjes me 28 pikë, një më pak se rivali i këtij takimi, Crystale Palace.

Chelsea shkatërroi Burnley me rezultatin 3-0, me gola të Jorginho, Abraham dhe Hudson-Odoi. Me fitoren e të shtunës “Blutë e Londrës” shkojnë 39 pikë në renditje dhe mbajnë vendin e 4 në kampionat.

E mbylli me fitore dhe Manchester United, që këtë fundjavë mundi me rezultatin 4-0 Norwich. Dopieta e Rashford si dhe golat e Martial dhe Greenwood i dhanë fitoren skuadrës së Solskajer që tashmë ndodhet në vendin e 5 me 34 pikë.

Sheffield komplikon situatën te Manchester United

Manchester United është ndaluar nga “surpriza” e sezonit në Premier League, Sheffield United. Ishte ekipi vendas, Sheffield, që kaloi dy herë në avantazh, përpara se të vinte përmbysja e United. Në të 19`, Fleck kaloi të tijët në avantazh pas një aksioni të bukur të skuadrës së tij dhe gabimi të portierit të Manchester.

Në pjesën e dytë, Mousset gjeti rrjetën përsëri për Sheffield me një gol të bukur nga jashtë zone, duke krijuar përshtypjen se disfata e Manchester ishte e paevitueshme. Megjithatë, të besuarit e Solskajer gjetën rrjetën në të 72` me William që realizoi nga brenda zonës një gol spektakolar.

Greenwood barazoi pak minuta më vonë, ndërsa në të 79` ishte Rashford që kaloi Manchester United në avantazh. Por, në të 90` McBurnie vendosi përsëri barazpeshën për Sheffield United, duke i dhënë skuadrës së tij një pikë të rëndësishme që e mban në vendin e 6 me 18 pikë, vetëm një pikë larg zonës së europës.

Ndërkohë, Manchester United ndodhet në vendin e 9 me 17 pikë. Barazimi i të dielës është një tjetër alarm për skuadrën e Solskajer, që vijon të jetë në krizë rezultatesh dhe aktualisht jashtë zonës së europës.

Liverpool ndalet nga Manchester United

Skuadra që po përjeton krizë rezultatesh këtë fillim sezonin në Premier League, Manchester United ndali Liverpool. Një gol i shënuar nga Rashford në pjesën e parë i dha avantazhin United në shtëpi përballë Liverpool.

Megjithatë, pretendentë e Premier League në Angli nuk u pajtuan me disavantazhin. Në pjesën e dytë skuadra e Jurgen Klopp rriti presionin maksimalisht, aq sa “autobusi” i parkuar para portës së Manchester United ra në minutën e 85-të.

Lallana realizoi golin e barazimit për “The Reds” pas një asisti të bukur të Robertson. Me barazimin e të dielës Liverpool shkon në kuotën e 25 pikëve duke udhëhequr kampionatin i vetëm dhe me 6 pikë diferencë nga vendi i dytë që mbahet nga Manchester City.

Barazimi nuk është aspak lajm pozitiv për Manchester United që mbetet në vendet e mesit të tabelës në Premier League, përkatësisht në vendin e 13 me 10 pikë të grumbulluara në 9 javë kampionat. Ndërkohë, Liverpool shënoi javën e nëntë të kampionatit që merr rezultate pozitive.

United në krizë, Solskjaer “shkarkohet” në stadium

Manchester United u mund të dielën nga West Ham në ndeshjen e gjashtë të kampionatit. Ky sezon ka nisur keq për United, ndërsa drejtuesit duket se kanë shfaqur pakënaqësi ndaj trajneri Ole Gunnar Solskjaer.

Pas pësimit të golit nga Manchester United, kamerat janë fokusuar në tribunën VIP, aty ku ishin të ulur ish-futbollisti i këtij ekipi, Phil Jones dhe drejtori ekzekutiv i klubit Ed Woodwrad.

Jones i drejtohet Woodward duke i thënë “nesër në mëngjes të pushohet nga puna”. Në fakt, biseda nuk dëgjohet, por sipas mediave kjo është e vëretë. Ndërkohë, përgjigja e shefit ekzekutiv të United, Woodward, ka qenë: “kamerat janë fokusuar te ne”.

Gjatë gjithë ndeshjes, kamerat kanë fokusuar tribunën kryesore ku ndodheshin drejtuesit e klubit. Pamjet tregojnë tensionin e shefit ekzekutiv dhe drejtuesve të tjerë të klubit, ndërsa tifozët kërkojnë largimin e Solskjaer nga drejtimi i klubit.

Norvegjezi e ka filluar Premier League me dy fitore, dy barazime dhe dy humbje. Me 8 pikë në gjashtë ndeshje të luajtura, United është 10 pikë larg nga kreu i renditjes, që mbahet nga Liverpooli me 18 pikë.

UEFA EL/ Vuan Manchester United, surprizon Ludogores

Mbrëmjen e së enjtes janë luajtur ndeshjet e tjera të fazës në grupe të Europa League. Roma ka fituar 4-0 ndaj Basaksehir, duke marrë tre pikë të plota që në nisje të këtij kompeticioni. Megjithatë, vendi i parë në grupin J mbahet nga Volsberger, që mundi Monchegladbach po me rezultatin 4-0. Porto ka mundur Young Boys me rezultatin 2-1 në grupin G, duke marrë kryesimin e këtij grupi.

Ndërkohë Reangers i Eros Grezdës, ka fituar 1-0 ndaj Feynoord, duke mbajtur vendin e dytë në grup. Manchester United ka mundur me vështirësi Astanan në ndeshjen e parë t grupit L, por që ka mjaftuar për tre pikë. Ndërkohë në takimin tjetër, Partizan Beogradi ka barazuar në shtëpi me Alkmaar me rezultatin 1-1.

Gent në grupin I ka fituar 3-2 ndaj St. Etienne, duke mbajtur vendin e dytë në grup, ndërsa vendi i parë mbahet nga Volsburg, që mundi Oleksandriya me rezultatin 3-1. Ludogores ka qenë surpriza e mbrëmjes, pasi fitoi 5-1 në Grupin H ndaj CSKA Moskës, ndërsa merr kryesimin e grupit me tre pikë të plota. Ndërkohë, Espanyol u ndal në barazim 1-1 me Ferencvarovs. Më poshtë tabela me rezultatet e të gjitha ndeshjeve.

Norwich ndal Cityn, fitojnë United, Tottenham dhe Chelsea

Janë luajtur ndeshjet kryesore të javës së pestë të Premier League. Pas fitores së Liverpool, Manchester United ka mundur në shtëpi Leicester me gol të shënuar nga Rashford në minutën e 8-të nga pika e bardhë e penalltisë. Një ndeshje e vuajtur për trajnerin e United, Solskjaer, i cili kishte disa mungesa të rëndësishme për këtë takim, por megjithatë, arriti të merrte tre pikë që e ngjisin në vendin e 4 të renditjes me 8 pikë, po aq sa Leicester që mban vendin e 5-të.

Ndërkohë, Tottenham ka shkatërruar Crystal Palace me rezultatin 4-0 në shtëpi. “Spurs”, e nisën shumë mirë takimin, duke shënuar katër gola në pjesën e parë. Ishte koreani Son Heung-Min, ai që shënoi golin e parë për Tottenham në minutën e 10-të sfidës. Në të 21`, Van Anholt bëri një autogol, ndërsa dy minuta më vonë përsëri koreani Son, realizoi golin e tretë për Tottenham. Lamela në minutën e 42`, gjeti golin e katërt duke vulosur shifrat me 4-0 për Tottenham, që mban vendin e tretë në renditje me 8 pikë.

Chelsea është rikthyer te fitorja pas nisjes jo të mirë që i bëri kampionatit. Blutë e Londrës fituan në transfertë ndaj Wolves, me rezultatin 5-2. Tomori në të 31` shënoi golin e parë, ndërsa Abraham në të 34` dhe 41`, trefishoi për Chelsea. Në minutën  e55, Abraham shënoi përsëri duke katërfishuar shifrat, por në të 69`, sulmuesi i Chelsea bëri një autogol, duke ngushtuar shifrat në 1-4. Vendasit marrin “zemër” nga goli dhe në të 85` shënojnë përsëri, këtë herë me Cutronen. Por në fundin e minutës së 6-të shtesë, Mount shënoi golin e pestë për Chelsea, duke i dhënë tre pikë të rëndësishme skuadrës, që ngjitet në vendin e 6-të me 8 pikë.

Befasia e javës së 5-të në Premier League, ka qenë humbja e Manchester Cityt në fushën e Norwich. Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola u mund me rezultatin 3-2 nga vendasit, të cilët shënuan dy herë në pjesën e parë me McLean dhe Cantwell, përkatësisht në minutën e 18 dhe 28. Aguero në fund të pjesës së parë ngushtoi shifrat, por në minutën e 50-të, Pukki trefishoi për Norwich. Ndërkhë, Manchester City shënoi golin e dytë në minutën e 88`, por nuk arriti të shmangte humbjen 3-2, që e mban tashmë 5 pikë larg Liverpool në renditjen e Premier League.

Statistika katastrofë, Inter kërkon dështimin e Manchester United

Sulmuesi i Manchester United, Alexis Sanchez, pritet të bashkohet me Interin në Serie A së shpejti në formë huazimi. Sipas BBC, në një lajm të orëve të fundit, mësohet se sulmuesi 30-vjeçar, mund të bëhet pjesë e skuadrës zikaltër në Itali. Pasi firmosi me Romelu Lukakun, Inter synon dhe kilianin, që nuk ka gjetur hapësira në skuadrën e Ole Guner Solskjaer. Marrëveshja pritet të arrihet deri të mërkurën mes dy klubeve.

Deri tani, problemi kryesor mbetet paga e lartë e Sanchez, që kërkon të përfitojë të paktën 400 mijë euro në javë. Por kjo shumë nuk është e përballueshme nga Inter, por United mund të subvencionojë një pjesë të pagës së tij duke bërë një marrëveshje. Trajneri norvegjez i Manchester United nuk e ka në planet e tij Alexis Sanchez, pavarësisht se e ka mohuar një gjë të tillë publikisht.

Solskjaer ka krijuar besim të madh te sulmuesi 17-vjeçar Mason Greenwood, por duke pasur parasysh një seri ndeshjesh të ngjeshura, largimi i Sanchez si alternativë, do të ishte një bast i rrezikshëm për United. Me Manchester United, Alexis Sanchez ka pasur një paraqitje katastrofë, pasi prej 19 muajsh në “Old Traford”, që kur u largua nga “Emirates Stadium” në janar të 2018, ai ka shënuar vetëm 5 gola në 45 ndeshje.

Pas ‘dajakut’ nga Liverpool dhe M.United, Chelsea e katranos me Leiceseter

Chelsea nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 në shtëpi ndaj Leicester në ndeshjen e dytë të kampionatit. Pas humbjes 4-0 nga Manchester United në startin e Premier League dhe humbjes në Superkupën e Europës ndaj Liverpool, skuadra e Frank Lampard ka marrë një tjetër goditje brenda pak ditësh.

“Blutë e Londrës” e nisën mirë takimin, pasi kaluan në avantazh me Mount në minutën e 7-të, që realizoi pas një gafe të mbrojtësit vendas. Megjithatë, ndonëse përballë tifozëve të vetë, skuadra e Lampard nuk arriti të dominonte takimin. Gjithçka ishte në kushte të barabarta, me “Dhelprat” që tentuan të paktën 12 herë portën, derisa në minutën e 67-të gjetën rrjetën.

Pas një goditje nga këndi, Nididi gjen rrjetën duke shtyrë topin me kokë në drejtim të saj. Gjithçka vendoset në barazpeshë, ndërsa deri në fund shifrat mbeten të pandryshuara. Ndërkohë, pas ndeshjes së dytë të kampionatit, Chelsea e sheh veten në vendin e 15-të të Premier League. Ndërkohë, Sheffield ka mundur Crystal Palace me rezultatin 1-0, me golin e shënuar nga Lundstram në minutën e 47`.

‘Çmendet’ United, e bën De Gean portierin më të paguar në botë

Manchester United do të rinovojë kontratën me portierin Davide de Gea. Sipas mediave spanjolle, portieri 28-vjeçar pritet të nënshkrujë një kontratë të re me klubin anglez, deri në vitin 2025. De Gea pritet të bëhet portieri më i paguar në botë, pasi rroga e tij e re do të jetë 21 milionë euro në sezon, ose 130 milionë euro në total.

David de Gea është menduar gjatë për vendimin e tij, dhe si përfundim mësohet të ketë vendosur për të rinovuar kontratën me Manchester United. Dy prej fakorëve që e kanë bindur 28-vjeçarin të qëndrojë dhe për gjashtë sezone në Manchester, është mbështetja që ai ka marrë nga trajneri Ole Gunner Solskjaer, si dhe do të ketë shansin të bëhet lojtari i dytë më i paguar në klub pas Alexis Sanchez.

Pritet që kontrata e re mes De Geas dhe Manchester United të nënshkruhet sapo të përfundojë turneu në SHBA. De Gea është pjesë e klubit anglez prej vitit 2011, ndërsa vlera aktuale e kartonit të tij shkon mbi 65 milionë euro. Ai ka luajtur 275 ndeshje me Manchester United në Premier League që prej debutimit, pa përfshirë ndeshjet në kompeticionet e tjera.

United fiton “derbin” ndaj Cityt për Maguire

Manchester United do të paguajë 80 milionë stërlina për Harry Maguire. “The Sun” Raporton se  “Djajtë” janë gati të vendosin një rekord të ri financiar në Premier League për transferimin e një mbrojtësi, duke paguar gati 100 milionë euro. Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer duket se ka gjetur marrëveshjen për të veshur me fanellën e United mbrojtësin e talentuar të Leicester City dhe Kombëtares së Anglisë.

Manchester United është gati të paugajë fillimisht 60 milion stërlina dhe më pas të japë dhe 20 të tjera në formë bonusi për Leicester, për të blerë Harry Maguire. 26-vjeçari pritet të bëhet së shpejti pjesë e skuadrës së United. Nëse marrëveshja do të arrihet sipas këtij versioni, Maguire do të bëhet transferimi më i shtre njtë në botë për një mbrojtës, duke kaluar edhe transferimin e Virgil van Dijk të Liverpool, i cili u transferua në 2018 për 75 milionë euro.

Leicester ka gjetur zëvendësuesin e Meaguire, Leëis Dunk, 27-vjeç, i cili do të vij nga Brighton për rreth 45 milion stërlina. Nënshkrimi me Maguire do të jetë dhe një fitore “derby” e United ndaj rivalëve të Cityt, pasi skuadra e Guardiolës ka qenë e intersuar për shërbimet e mbrojtësit. Megjithatë, Leicester rezistoi duke mos pranuar ofertën e Manchester Cityt prej 70 milionë stërlinash. Pasi United e shtoi ofertën me 10 milionë, Leicester, duket se tashmë është dorëzuar duke lejuar mbrojtësin që të kalojë te skuadra e Solskjaer.

Skip to toolbar