Marrëveshja Shqipëri-Itali për njohjen e pensioneve, qeveria çon në parlament projektligjin

AKTUALITET


Marrëveshja për pensionet. Qeveria çon për t’u ratifikuar në parlament marrëveshjen për sigurimet shoqërore mes Shqipërisë dhe Italisë.

Pritet që në seancën e ardhshme plenare në Kuvend të miratohet projektligji për njohjen e ndërsjellë të sigurimeve shoqërore mes Italisë dhe Shqipërisë.


VENDIMI: PËR PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS SË ITALISË NË FUSHËN E SIGURIMEVE SHOQËRORE” Në mbështetje të neneve 81, pika 1, e 100, të Kushtetutës, dhe të nenit 17, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë në fushën e sigurimeve shoqërore”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë./abcnews.al/




Skip to toolbar