Nazmi Hoxha sjell për herë të parë kompozimet artistike, Rama: Një nga figurat e spikatura të artit shqiptar!

Më të fundit


Piktori, Nazmi Hoxha ka sjellë për herë të parë në qendrën për hapje dhe dialog, peizazhe e portrete artistike në Kryeministri.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se Nazmi Hoxha është një prej figurave më të spikatura të artit shqiptar.


“Është kënaqësi dhe emocion si një mik i hershëm, por edhe si një ndjekës, sot mungon një njeri që ka qenë energjia që na bashkonte me Nazmiun, Agim Rada. Jam i bindur që të gjithë në bashkë nuk e kompensojmë dot. Për të folur për artin e Nazmiut nuk është e lehtë, por ka ruajtur brumin e tij të parë. Për ata që nuk i kanë parë punët e Nazmiut në të shkuarën, mund të them që ato kanë qenë sipërfaqe që në një distancë prej disa metrash dukej sikur ishte një sipërfaqe e njëjtë, por më nga afër zbuloje shumë detaje. Në atë kohë në shtëpinë e Gimit gjendej koleksioni më i madh i Nazmiut”, tha Rama.




Skip to toolbar