Një ditë pas vrasjes në Kavajë, foli për mediat Marsida Qatja, e cilësuar edhe si shkaku i sherrit që çoi në një të vdekur dhe një të plagosur. Marsida tha se nuk ka asnjë lidhje me viktimën Dritan Haxholli, ndërsa Bledar Toçin e kishte shok, por e takonte rrallë kur vinte për kafe në Kavajë. “Ai erdhi të më ndihmonte dhe të fliste me Dritanin” tha Marsida e cila shtoi se askush nuk ia kishte marrë mendja se ngjarja do të kishte një rrjedhë të tillë.
30-vjeçarja, nënë e tre fëmijëve, bashkëshorti i së cilës prej 2 vitesh e gjysmë ndodhet në burg në Gjermani, tha se nuk ka pasur asnjëherë lidhje jashtëmartesore me Dritan Haxhollin.
“Na vjen çdo natë në dritare, na gjuan, do ju vrasë, do hyj brenda. Mora në telefon Bledarin, ndërsa Xhuljo ishte në shtëpi që të mos isha vetëm me Bledarin. E kishim shok Dritanin, se pinte kafe ku pinim edhe ne. Thoshte: Marsid jam në kërkim nga policia, ta pi kafen tek ju tek agjencia. Ndoshta ky është gabimi ynë. Vinte për ditë në dritare, hë moj ke shoqëri s’na fut brenda, pse s’na fton për drekë.
Me Bledarin kam marrëdhënie shoqërore, nuk u takonim shpesh. U takonim kur vinte në Kavajë për kafe, i thash për Dritanin i thash kemi kohë që duam ta largojmë edhe si shok, na vjen në dritare na shqetëson, na kërcënon. As Bledari vet nuk e mendonte këtë pasojë, Bledari tha do ta takoj do ta sqaroj si njeri. Xhulio është komshiu, është çun i urtë” tha Marsida për mediat.
Marsida Qatja tregoi se 41-vjeçari prej kohësh e përndiqte, i kërkonte të dalë për kafe, e ka kapur për flokësh dhe shtyrë me forcë, ndërsa vazhdimisht e ka kërcënuar me armë në shtëpinë e saj dhe në agjencinë e udhëtimeve që ajo administron në qytetin e Kavajës. Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në banesën e saj, Qatja thotë se kishte njoftuar Bledarin të vinte të shtëpia e saj se ndihej e kërcënuar. Ai i kishte kërkuar të mos rrinte vetëm në banesë dhe për këtë kishte thirrur fqinjin e saj shumë më të vogël në moshë, Xhuljon. Haxholli ka ardhur me automatik, siç i vinte gjithmonë në dritaren e shtëpisë, dhe se vetë ajo i ka thënë të ngjitet në apartament për tu sqaruar si njerëz. Derën e ka hapur Bledar Toçi dhe Haxholli i thirri me emër dhe mbiemër, duke lënë të kuptohet se njiheshin me njëri-tjetrin. Haxholli ka qëlluar me automatik, duke e lënë të plagosur në qafë Bledar Toçin. Ngjarja bëhet edhe më tragjike pasi e gjithë kjo ka ndodhur në sy të fëmijës 2-vjeçar. Marsida tha se pasi qëlloi Toçin, Dritani e tentoi të qëllonte fëmijën por i ngeci arma, në këtë kohë ka ndërhyrë Bledari duke e vrarë.
“Dritani erdhi dhe na kërcënonte, nuk kishte marrëdhënie me mua. Unë jam një gocë që më njohin të gjithë, di të dal nga situata dhe nuk bëj situata të tilla, kam shoqëri nga gjithë Kavaja, kaloj shumë mirë me të gjithë.
Ka ardhur gjithmonë, kam qenë unë që e kam qetësuar, jo pa qëllim e mora Bledarin. Nuk e kam parë asnjëherë pa armë, vinte gjithmonë me armë, ka vrarë dy policë në Greqi ka qenë i dënuar me dënim të përjetshëm, i hodhi nga kati i 14, na ka kërcënuar të gjithëve. I dija këto doja të merrja policinë, por nuk e mendova se do bënte këtë. Në momentin që bënte këto gjëra, më shtynte mua, më kapte për flokësh, hajde këtu se do dalim, do pimë një kafe bënte skena të tilla, në momentin që do njoftoja policinë mendoja, e mendova më keq do e mbajë policia 6 muaj e do dalë, ne do ikim të gjithë. Nëse atij nuk do i kishte ngecur arma ne do të kishim vdekur të gjithë.
Ai vetë e kërkoi. Edhi me armë, gjuajti vet i pari, ndërsa pjesën e Bledarit jo se është shoku im por duhet të ngrihet në detyrë sa më lartë. Dritani ka drejtuar armën tek fëmija im, i gjuajti Bledarit, prapë nuk bëri gjë, kur donte të vriste fëmijën tim Bledari kërkoi vetëmbrojtje normal, dhe e qëlloi. Dritani ishte i pirë me alkool dhe lëndë narkotike vinte përnatë.” tha ajo për mediat nga kangjellat e dritares së banesës së saj.