Vrasësi i kunatës: Isha i nxehur, nxora dufin

Erdet Çapokut, i cili u arrestua pak orë pas vrasjes së kunatës së tij në zonën e Paskuqanit, është shprehur i penguar për krimin, duke thënë se e ka bërë në gjaknxehtësi e sipër.

Në dëshminë e tij dhënë për policinë e Tiranës, Çapoku u shfaq në gjendje të rënduar psikologjike, duke pohuar se nuk donte ta vriste, por thjeshtë të nxirrte “dufin” për shkak të mosmarrëveshjeve që kishte pasur me kunatën e tij.

Jam penduar për vrasjen. Nuk duhet ta kisha bërë. Isha i nxehur dhe doja të nxirrja dufin. Me kunatën kam pasur mosmarrëveshje gjithmonë. Dyshoja se tradhtonte vëllanë. Ajo nuk më respektonte dhe nuk më dëgjonte. Pasi u përlesha me të, e pashë që po i dilte shumë gjak nga koka dhe ika. U fsheha tek shtëpia e kushëririt në Laprakë derisa erdhi policia”, tha ai.

Erdet Çapoku vrau nusen e vëllait të tij mbrëmjen e të enjtes në banesën e nënës së saj dhe në sy të vajzës. Viktima kishte bërë më herët kallëzim ndaj këtij personi, pasi e kërcënonte vazhdimit. Por pavarësisht kësaj, Çapoku shkoi në banesën e Enkelejda Çapokut duke e goditur atë me sende të forta. 39-vjeçarja nuk arriti ti mbijetonte goditjes, duke humbur jetën. E gjithë skena e krimit u krye në sy të vajzës adoleshente të viktimës.

Çapoku punonte si faturino urbanësh, ndërsa vëllai i tij, burri i viktimës është i dënuar me 10 vite burg për trafikim droge. Sipas hetimeve paraprake bashkëshorti i Enkelejdës i kishte kërkuar vëllait të ruante nusen se mos e tradhtonte ndërkohë që ai ndodhej në burg. Por siç duket Erdet Çapoku shkoi në ekstrem dhe në vend që të ruante kunatën, e vrau atë.

E vrau nipi i burrit, flasin familjarët e viktimës: O të zhduken si fis, ose vetëgjyqësi

Vrasja e Drita Saliajit në Mallakastër nga nipi i burrit të saj ka sjellë reagimin e ashpër të familjarëve, të cilët kërkojnë largimin e familjes së autorit ose do të bëjnë vetëgjyqësi. Kunata e viktimës, Mjaftoni Saliaji thotë për mediat se familjet kishin konflikte të vazhdueshme dhe kërkon që familja e nipit të burrit të Drita Saliajit të largohet nga fshati Gjerbës ose situata do të përkeqësohet.

“ Kërkojmë drejtësi nga shteti. Kemi djem për të rritur edhe ne. Unë jetoj në Ballsh por vij se kam tokën. O vetëgjyqësi o të zhduket ky fis nga këtu. Nuk duam të shohim më se janë njerëzit më të këqij që ekzistojnë. Të ikin nga ky vend, ti çojnë në Afganistan. Nga kush pres të ruhem unë? Nga kunata, nga kunati? Ata kanë bërë atë që kanë bërë. Gruaja ka qenë e vetmuar se burri i ikte emigrant 1 muaj ose 2 muaj .

E bëri ai mund të bëhemi dhe ne kriminel. Shteti të marrë vendime. S’kam pse jetoj me frikë as bezdis njeri. As i hap derën dikujt, as i bie në qafë, as bezdis njeri. Kërkoj ndihmë. Jetoj me punën time, me djersën time. Prandaj ose do bëjmë vetëgjyqësi ose të zhduken fare. Unë tani kam frikë. E mora vesh ngjarjen nga Policia, Na njoftuan në 1:20 e natës. Në fillim na u raportua si zënkë. Unë jam prekur shumë si nënë. Kam 42 vite në këtë Fshat. Kam 30 vjet me gruan, me kunatën time. I gjetëm gjërat e lidhura këtu në shtëpi, edhe xhupin e kishte aty të hedhur. Po dridhem e gjitha sepse mua mu vra një person i familjes, padrejtësisht mbi një femër, mbi një nënë. Po të kishte bërë krim le ta kishin vrarë. Le ta kishin vrarë burrin se burrat burra janë dhe e kanë me njëri- tjetrin.”- tha kunata e viktimës.

50-vjeçarja u gjet e vdekur e lidhur me litar në rezervuarin e fshatit, ndërsa ishte zhdukur që më 5 janar. Nipi i burrit të saj kishte shkuar për të vjedhur banesën së bashku me dy shokë, por hasi në rezistencën e saj. Kjo bëri që ato ta rrëmbenin dhe më pas ta lidhnin me litar e ta hidhni në rezervuar ku humbi dhe jetën. Tre autorët kanë rënë në prangat e policisë.

“Më qëllonin të bëhesha ushtar dhe të luftoja!” Zbardhet dëshmia e Alvin Berishës

Alvin Berisha ka folur për herë të parë në lidhje me torturat dhe tmerret që kaloi në Siri me xhihadistët e ISIS. Edhe pse tha vetëm pak fjalë mjaftojnë për të kuptuar jetën e vështirë që vogëlushi kaloi për 5 vite në duart e xhihadistëve. Dëshmia e tij u publikua nga “La Stampa”, ku shkruhet se Alvini dhunohej që të bëhej ushtar dhe se e detyruan të fliste vetëm arabisht.

Ata më mësonin të bëja luftë. Gjithmonë më qëllonin dhe më bërtisnin se duhet të bëhesha ushtar. Më detyruan të flas vetëm në arabisht”, ka thënë Alvini. “La Stampa” shkruan se Alvini nuk e kujton më italishten dhe flet shumë pak shqip.

Alvini nuk e kujton fare italishten. Ai e kishte të ndaluar ta fliste atë gjuhë dhe gjithë kohës është stërvitur dhe dhunuar fizikisht që të bëhej një ushtar i ISIS. Edhe emri i tij u ndryshua nga xhihadistët e ISIS, në Jusuf. Alvini ka kujtuar vetëm pak shqip, teksa iu ka thënë shpëtimtarëve të tij ‘Më ka marrë malli shumë për babanë.”

Alvini u bashkua me të atin dhe familjarët e tjerë mëngjesin e premtes, pas 5 vitesh në Siri, ku ishte rrëmbyer dhe çuar nga e ëma. Nëna e tij, luftëtare e ISIS, u vra në një sulm të armatosur duke e lënë Alvinin vetëm në mëshirë të fatit. Që pas vdekjes së saj, Alvin Berisha përfundoi në kampin e tmerrshëm “Al Hol” në Siri, prej të cilit shpëtoi më 7 nëntor 2019.

Marsida: Më njeh Kavaja ça goce jam

Një ditë pas vrasjes në Kavajë, foli për mediat Marsida Qatja, e cilësuar edhe si shkaku i sherrit që çoi në një të vdekur dhe një të plagosur. Marsida tha se nuk ka asnjë lidhje me viktimën Dritan Haxholli, ndërsa Bledar Toçin e kishte shok, por e takonte rrallë kur vinte për kafe në Kavajë. “Ai erdhi të më ndihmonte dhe të fliste me Dritanin” tha Marsida e cila shtoi se askush nuk ia kishte marrë mendja se ngjarja do të kishte një rrjedhë të tillë.

30-vjeçarja, nënë e tre fëmijëve, bashkëshorti i së cilës prej 2 vitesh e gjysmë ndodhet në burg në Gjermani, tha se nuk ka pasur asnjëherë lidhje jashtëmartesore me Dritan Haxhollin.

Na vjen çdo natë në dritare, na gjuan, do ju vrasë, do hyj brenda. Mora në telefon Bledarin, ndërsa Xhuljo ishte në shtëpi që të mos isha vetëm me Bledarin. E kishim shok Dritanin, se pinte kafe ku pinim edhe ne. Thoshte: Marsid jam në kërkim nga policia, ta pi kafen tek ju tek agjencia. Ndoshta ky është gabimi ynë. Vinte për ditë në dritare, hë moj ke shoqëri s’na fut brenda, pse s’na fton për drekë.

Me Bledarin kam marrëdhënie shoqërore, nuk u takonim shpesh.  U takonim kur vinte në Kavajë për kafe, i thash për Dritanin i thash kemi kohë që duam ta largojmë edhe si shok, na vjen në dritare na shqetëson, na kërcënon. As Bledari vet nuk e mendonte këtë pasojë, Bledari tha do ta takoj do ta sqaroj si njeri. Xhulio është komshiu, është çun i urtë” tha Marsida për mediat.

Marsida Qatja tregoi se 41-vjeçari prej kohësh e përndiqte, i kërkonte të dalë për kafe, e ka kapur për flokësh dhe shtyrë me forcë, ndërsa vazhdimisht e ka kërcënuar me armë në shtëpinë e saj dhe në agjencinë e udhëtimeve që ajo administron në qytetin e Kavajës. Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në banesën e saj, Qatja thotë se kishte njoftuar Bledarin të vinte të shtëpia e saj se ndihej e kërcënuar. Ai i kishte kërkuar të mos rrinte vetëm në banesë dhe për këtë kishte thirrur fqinjin e saj shumë më të vogël në moshë, Xhuljon. Haxholli ka ardhur me automatik, siç i vinte gjithmonë në dritaren e shtëpisë, dhe se vetë ajo i ka thënë të ngjitet në apartament për tu sqaruar si njerëz. Derën e ka hapur Bledar Toçi dhe Haxholli i thirri me emër dhe mbiemër, duke lënë të kuptohet se njiheshin me njëri-tjetrin. Haxholli ka qëlluar me automatik, duke e lënë të plagosur në qafë Bledar Toçin. Ngjarja bëhet edhe më tragjike pasi e gjithë kjo ka ndodhur në sy të fëmijës 2-vjeçar. Marsida tha se pasi qëlloi Toçin, Dritani e tentoi të qëllonte fëmijën por i ngeci arma, në këtë kohë ka ndërhyrë Bledari duke e vrarë.

Dritani erdhi dhe na kërcënonte, nuk kishte marrëdhënie me mua. Unë jam një gocë që më njohin të gjithë, di të dal nga situata dhe nuk bëj situata të tilla, kam shoqëri nga gjithë Kavaja, kaloj shumë mirë me të gjithë.

Ka ardhur gjithmonë, kam qenë unë që e kam qetësuar, jo pa qëllim e mora Bledarin. Nuk e kam parë asnjëherë pa armë, vinte gjithmonë me armë, ka vrarë dy policë në Greqi ka qenë i dënuar me dënim të përjetshëm, i hodhi nga kati i 14, na ka kërcënuar të gjithëve. I dija këto doja të merrja policinë, por nuk e mendova se do bënte këtë. Në momentin që bënte këto gjëra, më shtynte mua, më kapte për flokësh, hajde këtu se do dalim, do pimë një kafe bënte skena të tilla, në momentin që do njoftoja policinë mendoja, e mendova më keq do e mbajë policia 6 muaj e do dalë, ne do ikim të gjithë. Nëse atij nuk do i kishte ngecur arma ne do të kishim vdekur të gjithë.

Ai vetë e kërkoi. Edhi me armë, gjuajti vet i pari, ndërsa pjesën e Bledarit jo se është shoku im por duhet të ngrihet në detyrë sa më lartë. Dritani ka drejtuar armën tek fëmija im, i gjuajti Bledarit, prapë nuk bëri gjë, kur donte të vriste fëmijën tim Bledari kërkoi vetëmbrojtje normal, dhe e qëlloi. Dritani ishte i pirë me alkool dhe lëndë narkotike vinte përnatë.” tha ajo për mediat nga kangjellat e dritares së banesës së saj.

Mihali i dhunoi për dy peshq, vajza e biznesmenti spanjoll tregon tmerrin e grushteve të Kokëdhimës

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e disa ditëve më parë, ku Mihal Kokëdhima, pronari i ish-restorant “Panorma” në Sarandë, dhunoi një familje me turistë spanjollë. Report tv ka publikuar dosjen hetimore të Prokurorisë së Vlorës për ngjarjen në fjalë.  Në këtë dosje janë zbardhur deklarimet e bëra nga shoferi i furgonit, që transportonte familjen spanjolle dhe guditën e tyre shqiptare, si dhe vajza e Eugenio Galdon, turistit milardier nga Spanja që ra preh e dhunës së Mihal Kokëdhimës. Para hetuesve në Vlorë, Kristina Romero, vajza e biznesmenit spanjoll, ka treguar me detaje gjithë dinamikën e ngjarjes, që nga ulja në tavolinë, porosia në restorant dhe shkaku i konfliktit. Ajo ka treguar se në restorantin e Mihal Kokëdhimës u ulën rreth “orës 13:30” dhe se “babai i saj, (Eugenio), kishte shkuar për të porositur peshkun së bashku me pronarin, Mihal Kokëdhima”.

Pasi familja spanjolle dhe shoqëruesit e tyre shqiptarë kanë dhënë porosinë, në tavolinë, sipas rrëfimit të vajzës së milardierit spanjoll, ka shkuar kamarieri. Punonjësi i shërbimit të restorantit, u kishte sugjeruar spanjollëve që të merrnin 5 peshq, nga 7-të që kishin porositur, pasi peshqit ishin të mëdhenj. Por, pas këtij momenti ka shkuar në tavolinë Mihal Kokëdhima, i cili ka goditur me grushte tavolinë duke bërtitur.

“Pastaj pronari erdhi menjëherë nga kuzhina duke bërtitur guidës në gjuhën shqipe dhe goditi me grushte tavolinën…Pastaj guida na shpjegoi se çfarë kishte ndodhur dhe na rekomandoi të kërkonim një vend tjetër…ne ramë dakord me vendimin e tij dhe e ndoqëm shoqëruesin jashtë restorantit, ku ndodhej i parkuar fugoni…unë dëgjova një burrë që ishte duke bërtitur dhe u ktheva mbrapa dhe pashë pronarin e lokalit, personi i cili ishte me bluzë blu po vinte drejt shkallëve për tek shoqëruesi dhe më pas e ka kapur shoqëruesin nga bluzja dhe e shtyu drejt fugonit të parkuar aty. Më pas vëllai im, i cili quhet Jaime, u përpoq t’i ndante dhe ka mbajtur personin me bluzë blu…. Më pas shoferi u ngjit nga shkallët dhe gjithashtu u përpoq t’i ndante shoqëruesin dhe pronarin e lokalit sepse ai ishte ende duke mbajtur djalin e guidës nga bluza. Më pas shoferi ndërhyri duke mbajtur personin me bluzë blu, por ai ka goditur Jaime në pjesën e brinjëve me grushte, kështu që babi im ndërhyri duke u përpjekur t’i ndante ata. Eugenio, u godit me grushte në pjesën e gojës dhe në brinjë. Në këtë moment, personi me bluzë blu e kishte lëshuar guidën pasi po mbahej nga shoferi, Eugenio dhe Jaime e panë se shoferi po ja dilte mbanë për t’i ndarë dhe ata u larguan të dy”, ka deklaruar në prokurori vajza e spanjollit.

Më pas ajo ka treguar dhe momentin e tmerrit, kur familja e saj dhe shoqëruesit shqiptarë, janë rrethuar nga djali dhe kamarierët e pronarit të lokalit, Mihal Kokëdhima. Ajo rrëfen gjithashtu edhe çastin e largimit nga restoranti dhe kërcënimet e vazhdueshme të Mihalit.

“Më pas pronari filloi të bërtiste në gjuhën shqipe dhe një grup njerëzish, shumica burra dhe shumë të fuqishëm u shfaqën aty… shoqëruesi jonë na tha të futeshim në furgon…shoqëruesi arriti të futej në fugon dhe të mbyllte derën, edhe shoferi gjithashtu…Pronari në këtë moment u shtri para fugonit dhe pjesa tjetër e njerëzve bërtisnin dhe godisnin fugonin. Më pas pronari u ngrit dhe u përpoq të hapte derën, ai ishte së bashku me një djalë të ri duke u përpjekur të hapte derën e shoferit. Ne pamë se nuk kishte njeri përpara fugonit dhe i bërtitëm shoferit që nisu…Në këtë çast, një burrë kërceu përpara fugonit duke ardhur nga ana e majtë, pas pak sekondash unë njoha pronarin, ai ishte personi i cili kishte hipur në xhamin e parë të makinës, ai godiste xhamin dhe vazhdonte të bërtiste. Mbas pak sekondash shoferi ndaloi në anë të rrugës dhe bërtiti në gjuhën shqipe “…largohu…”, por ai vazhdonte të godiste xhamin e parë me grushte në pjesën ku guida ishte ulur, ne ishim shumë të frikësuar dhe bërtisnim, në këtë moment shoferi na tha filmojeni. Më pas unë kam filmuar gjithçka me telefonin tim, pronari vazhdoi të godiste xhamin derisa arriti ta thyente atë…Mbasi ai arriti të thyente xhamin me dorën e majtë, ai u mbajt nga kroskoti dhe filloi të godiste xhamin me dorën e djathë, përpara kësaj ai bëri një telefonatë…Ai pastaj e përdori telefonin për të goditur xhamin me dorën e djathë, ai dëmtoi veten, pra duart dhe gjaku spërkati xhamin. Shoferi kishte bërë shumë ndalesa dhe u përpoq ta detyronte personin të zbriste nga makina. Më pas guida u frikësua shumë dhe pronari vazhdonte të godiste xhamin, guida e goditi në dorë disa herë pasi dora ishte në makinë. Në një moment shoferi ka ndaluar duke menduar se pronari kishte rënë dakord të largohej, por ai vazhdonte të qëndronte atje dhe të bërtiste…Mbas kësaj nuk mbaj mend, por është e gjitha në video që ju kam dorëzuar”, ka përfunduar vajza. Për këtë ngjarje janë marrë në pyetje të gjithë personat e përfshirë, ndërsa është zbardhur dhe dëshmia e shoferit të mjetit, i cili ka të njëjtin qëndrim me vajzën e biznesmenit spanjoll.

“Toyota Yaris”, Belgjika letër porosi për Bashën

Sasia e madhe e parave prej 3.4 milionë euro që u gjetën në një makinë “Toyota Yaris” në Portin e Durrësit, është duke u hetuar jo vetëm në Shqipëri por edhe nga Belgjika.

Prokuroria belge i ka kërkuar prokurorisë shqiptare të pyesë për llogari të saj kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha se nga e kishte mësuar informacionin për makinën me para.

Prokuroria belge ka i ka kërkuar prokurorëve të çështjes që t’i bëjnë tre pyetje kreut të PD: Si u informua Basha për sasinë prej 3,4 milionë Euro? Cilat ishin informacionet ekzakte? Kush ia dha zotit Basha këtë informacion?

Kjo kërkesë vjen në Shqipëri, pasi në Belgjikë prej disa muajsh kanë nisur hetime për 12 persona për akuzën e pastrimit të parave. Personat e proceduar në Belgjikë janë Alfred Vladi, Elvis Vladi, Edi Lika, Agim Ceka, Alban Mollaymeri, Niman Nimani, Alman Nimani, Albana Vladi, Arianit Nimani, Drita Sopo dhe Driton Hakaj.

Një ditë para se ngarkesa të kapej, kreu i PD-së Lulzim Basha ka akuzuar, kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla si të përfshirë në këtë çështje, ndërsa ky i fundit i ka cilësuar akuzat si shpifje.

Skip to toolbar