Masa të reja për udhëtimet në Angli dhe Skoci

BOTA


Anglia dhe Skocia do të vendosin rregulla të reja për të gjithë ata që futen në vendin e tyre. Së shpejti të gjithë udhëtarët ndërkombëtarë do të duhet të kenë një test negativ.

Udhëtarët përfshirë edhe shtetasit britanikë do të duhet ti’i nënshtrihen testit, në vendin ku kanë qëndruar. Ndërkohë testi nuk duhet jetë më i vjetër se 72 orë.


Masat e reja pritet të hyjnë në fuqi në Angli në fillim të javës së ardhshme dhe “sa më shpejt të jetë e mundur” në Skoci, raporton BBC.

Ky vendim i autoriteteve vjen me qëllim frenimin e përhapjes së variantit të ri të koronavirusit, tha sekretari i transportit Grant Shapps.

Mes rritjes së rasteve, Kryeministri Boris Johnson është zotuar të ofrojë qindra mijëra vaksina Covid në ditë në Angli deri në 15 janar.

Në një konferencë shtypi në Downing Street të Enjten, Kryeministri konfirmoi se pothuajse 1.5 milion njerëz në Mbretërinë e Bashkuar kishin marrë të paktën një dozë të vaksinës Covid.




Skip to toolbar