Masakra e Gërdecit, 16 vite pas/ Frrok Çupi: Pushteti i Berishës kishte vrarë për shkak të përfitimeve

Më të fundit


Analisti Frrok Çupi thotë se pushteti që Sali Berisha kishte kur ishte kryeministër, vriste për shkak të përfitimeve, sikurse ndodhi edhe në Gërdec në vitin 2008.

Në një intervistë për “Special Report” në ABC News, Çupi u shpreh se drejtësia e atëhershme, nuk mund ta dënonte Berishën, pasi ai e kontrollonte atë.


“Për fat, ndoshta dënohen tani, por nuk kishin për t’u dënuar kurrë ndonjëherë. Ajo çështje ishte mbyllur bashkë me pushtetin e përjetshëm. Pushteti i atëhershëm kishte instaluar jo vetëm psikozën, por edhe gjithë bazën materiale, gjithë financat për të pasur pushtet të përjetshëm dhe për të mos u zbuluar kurrë të vërtetat dhe krimet, masakrat e mëdha që kishte kryer. Kjo është kulmi i gjësë që mendohej dhe prandaj po shkonin drejt asaj. Ishte një pushtet që kishte vrarë për shkak të fitimeve dhe kishte fituar për shkak të vrasjeve. Vrau në vitin 2008 dhe me atë gjakftohtësi vranë në 2011. Ishte një pushtet që e kishte zënë gjaku. Ishte i tëri në psikozën e gjakut dhe të pushtetit. Tani, shpresohet dhe familjarët e tyre, por realisht familjarë të viktimave të Gërdecit jemi të gjithë. Ishim të gjithë me dhimbje shumë të madhe, janë vrarë fëmijë të vegjël. Është një katastrofë, akte mizore të tmerrshme. Që në momentin e parë filloi mashtrimi. Ajo drejtësi nuk mund të dënonte edhe sikur gjsyma e popullsisë të ishte vrarë brenda natës. Gjyqet i komandon gruaja e Azem Hajdarit. Si mund të dënojë Sali Berishën? Një klan shumë i ndyrë, shumë i ndotur. Është një gjë e llahtarshme. Për fat le të mendojmë se do të gjykohet. Një vendim i drejtë krijon natyrshëm reflekse sociale, politike, ndryshon mentalieti, jep garanci”, theksoi ai./abcnews.al




Skip to toolbar