Maskat bastisin shtëpinë e pronarit të autobusësve

AKTUALITET


Persona të maskuar kanë grabitur gjatë natës shtëpinë e një biznesmeni në qytetin e Sarandës. Bëhet fjalë për biznesmenin me iniciale Sh.A., i cili ka në pronësi një linje autobusësh. Banesa e tij ndodhet në lagjen nr.2 të qytetit të Sarandës.

Grabitja ka ndodhur kur në banesë nuk ishte askush nga familjarët. Mësohet se grabitësit kanë vjedhur bizhuteritë e familjes.


Policia po punon për  të zbardhur ngjarjen dhe identifikimin e autorit/ve, pasi ende nuk dihet se sa kanë qenë.




Skip to toolbar