Me pranga nga Greqia, vrau në ’97 për një gomë makine

AKTUALITET


Greqia ka sjellë me pranga në Shqipëri një 55-vjeçar të dënuar me 18 vite burg, pasi në vitin 1997 ka vrarë vëllain e ish të PS, Sarandë. Shametaj në vitin 1997, në Manastir të Sarandës ka vrarë, Andon Merkurin, vëllain e ish-kryetarit të PS Sarandë, Gjergj Merkuri.

I gjithë sherri në 1997 mes Shametajt dhe Mërkurit ka nisur për një gomë makinë, çka ka bërë që ai të nxjerrë kallashin dhe të qëllojë ndaj të riut.


55-vjeçari, Kundret Shametaj ishte një nga më të kërkuarit e Policisë Sarandës dhe pas arrestimit në Greqi, ai do të vuajë dënimin në Shqipëri.

Ky person ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka denuar me 18 vjet burg për veprat penale “Vrasja” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athina, u bë i mundur arrestimi dhe ekstradimi i tij nga Greqia drejt vendit tonë.




Skip to toolbar