Mbante drogë te rafti i pijeve në lokal, pranga 20-vjeçarit në Shkodër

AKTUALITET


Policia e Shkodrës goditi një rast të shitjes së lëndëve narkotike në këtë qytet. Në pranga është vënë një i ri 20 vjeç me inicialet S.L., banues në qytetin e Shkodrës. Arrestimi i tij u bë, pasi gjatë kontrolleve të ushtruaar në lokale për goditjen e lojërave të fatit dhe lëndëve narkotike, të riut iu gjet një sasi prej 93 gr lëndë narkotike kabanis.

“Forcat policore kanë ushtruar kontroll në ambjentet e një bar kafeje, në lagjen “Manush Alimani”, Shkodër, pikërisht tek pjesa e banakut, në raftin e pijeve është gjetur një qese me material në formë çokollate, Cannabis Sativa, me peshë 93 gr. dhe një peshore elektronike, për të cilën është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit të lartpërmendur, si dhe u bë sekuestrimi i lëndës narkotike në cilësinë e provës materiale”.


“Gjithashtu, gjatë veprimeve të mëtejshme, shtetasit K. G., 25 vjeç, banues në Shkodër, i është gjetur në aparatin e tij celular një faqe ëeb-i, e dyshuar si faqe sportive për lloto, i cili ndiqet në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.





Skip to toolbar