Mbante kallashnikov dhe pistoleta pa leje, arrestohet një person në Pezë

AKTUALITET


Policia e Tiranës ka arrestuar një person, pasi i janë gjendur 3 armë zjarri pa leje dhe 308 fishekë luftarak. Sipas një njoftimi për shpërndarë për mediat, Policia e Shtetit tregon se gjatë të mërkurës, është arrestuar shtetasi me inicialet D.H., 47 vjeç, banues në fshatin Ballashenj, në Pezë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë me 8 fishekë.

Po në vijim të kontrollit, në afërsi të banesës së këtij shtetasi, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan edhe dy armë zjarri të tjera, konkretisht një automatik kallashnikov dhe një pushkë, si dhe 300 fishekë luftarakë.

Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Tiranë me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të shtetasit D. H. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për veprime të mëtejshme.

Një ditë më parë, Policia e Elbasait arrestoi një shtetas kosovar, i cili transportonte në mjetin e tij 19 pistoleta të kalibreve të ndryshme, të cilat kishin ardhur nga Serbia dhe do të shiteshin në mënyrë të paligjshme në vendin tonë.

https://www.facebook.com/policia.al/videos/2456394947752665/


Skip to toolbar