Ministria e Mbrojtjes përmes një njoftimi për mediat bën të ditur se sot mbërrin në atdhe trupi i pajetë i ushtarakes Zarife Hasanaj, e cila humbi jetën në bazën ushtarake të Letonisë.
“Sot në orën 12.45 në bazën ajrore të Rinasit do të organizohet ceremonia e pritjes se trupit te pajete të nëntetares Zarife Hasanaj.
Ndërkohë, të Premten, 10 Maj, ora 10 – 11.30 ne hollin e Pallatit te Kongreseve do te zhvillohen homazhet për nder te efektives se FA dhe ne 11.45 – 12.30 ceremonia shtetërore me pjesemarrjen e perfaqesuesve te larte të shtetit, po te Pallati i Kongreseve”, njofton ministria.
Ushtarakja shqiptare, Zerife Hasanaj humbi jetën në krye të detyrës në bazën ushtarake të NATO-s në Letoni, si pasojë e shpërthimit të një mine, ku mbetën të plagosur dhe dy ushtarakë të tjerë shqiptarë, major Klodian Tanushi 39 vjeç dhe rreshter Julian Kapaj 41 vjeç.