Mbi Bankën e Shqipërisë dhe Revolucionin Francez

EKONOMI


Nga Evarist Stoja

Pas nje pikiate qe testoi barrieren e rendesishme psikologjike 100 Lek dhe qe nuk dihej ku do te ndalte, euro fitoi disa pike ndaj lekut. Per fat te mire, media duket se po e merr seriozisht kete ceshtje. Disa syresh po raportojne perdite evolucionin e ketij “dueli” tashme zhurmemadh midis kembimit te euros me lekun fale insistimit te sektorit eksportues.

Ne kete moment, 1 Euro po kembehet me 110 Lek. Kjo erdhi edhe si rrjedhim i nderhyrjeve te Bankes se Shqiperise te cilat megjithese thellesisht te vonuara jane per tu pershendetur, jo sepse do te zgjidhin problemin por sepse pranuan qe problemi ekziston dhe eshte serioz.

Ky terren i fituar nga euro kete muaj eshte i konsiderueshem, vecanerisht po te kemi parasysh yryshin e madh e te veshtire per tu shpjeguar ekonomikisht te lekut. Kjo ndoshta shpjegon pse ne ditet e fundit ne disa media vihen re artikuj me tituj gati ngadhnjimtare si “Euro nuk e ndal marshimin…” a dicka e tille qe evokojne imazhe betejash triumfatore nga ato te koherave te vjetra. Ne vijim te atyre artikujve, une do tu kujtoja anektoden, me gjase apokrife, te Ministrit te Jashtem e Kryeministrit te Kines se kohes Enlai. Thone se kur e pyeten diplomatin e vjeter se c’mendonte per Revolucionin Francez, ai u pergjigj “Eshte ende heret per te folur”.

Nuk besoj fare qe mund te flitet per stabilizim te kursit te kembimit euro-lek. Çdo perpjekje per te mbeshtetur kete linje eshte jo vetem e gabuar po edhe e demshme. E demshme sepse zhvendos vemendjen nga thelbi i problemit. Me se shumti, permiresimi i kembimit te euros sugjeron se problemi i tejforcimit te lekut qe i ka sjelle kaq e kaq deme eksportueve dhe ekonomise nuk eshte nje gremine e pakapercyeshme, vecanerisht nese pregatitjet per te do te kishin filluar vite me pare si edhe ne fakt duhej te kish ndodhur.

Si per cdo problem, kapercimi kerkon dy gjera: deshiren per ta pare problemin dhe vullnetin per t’ju kundervene. Pa keto, cdo mase tjeter do te ishte sa per te kaluar rradhen… vetem se strumbullari makro-financiar ka arritur ne ate pike sa nuk mund te shtyhet me me te kaluar rradhe.

Deri vone BSH refuzonte te shihte realitetin: gjithcka eshte normale, problem nuk ka, nuk marrim ane midis eksportuesve dhe importuesve, kursi i lire eshte i mire per ekonomine e te tjera justifikime. Ky i fundit mund te qendronte vertet si argument, po ne kushte te tjera e vecanerisht jo per vende ne zhvillim ku eksperienca e tyre si dhe nje literature e gjere nga studiues ne universitete e institucione prestigjoze ilustron se po ecin mbi bazat e kurseve te menaxhuara. Por ka edhe arsye te tjera qe do ti cek me poshte.

Nga larg, dhe ketu shpresoj te jem une gabim, duket sikur pyetjes “Si do te zhvillohet ekonomikisht Shqiperia?” nuk i eshte dhene nje pergjigje shteruese dhe e detajuar ne ndjekje te se ciles te punonin, perdite e pervit, te gjitha institucionet perkatese shqiptare ku nje nder me te rendesishmit eshte Banka e Shqiperise.

Turizmi sigurisht permendet si nje nga motorret e zhvillimit te Shqiperise i cili per fat te mire, megjithe problemet e nxjerra ne pah, duket ne vije te mbare. Por turizmi eshte pjese perberese e nje sektori me te madh e te rendesishem, eksporteve – ne fakt, turizmi nuk eshte vecse eksport sherbimesh.

Dhe ketu me duket se puna çalon. Nese eksportet do te konsideroheshin vertet turbo-motorri i zhvillimit ekonomik si gjetke edhe ne Shqiperi, tejforcimi i lekut qe per mua ka filluar rreth 2014 dhe dokumenta te ndryshem tregojne se eksportuesit e kane ngritur rreth 2018, atehere te pakten situata e muajve te fundit ku euro humbi 15-20% ne krahasim me lekun brenda pak kohesh duke shkaktuar humbje te renda financiare te eksportuesit, do te ngrinte alarmin ekonomik kombetar. Keto humbje financiare jane si ai trupi i plagosur qe po humb gjak… mund te mbijetoje nje muaj, dy a kater por perfundimi, nese nuk behet dicka qe te frenoje hemorragjine si rezultat i nje konkurence te padrejte, dihet. Biznesi do te mbyllej e te punesuarit do te ktheheshin ne te papune. Shqiperia aktualisht eshte larg saj por ajo e ka perjetuar dicka te ngjashme ne vitet e zymta 92–94 me “tregjet e lira” e “terapine e shokut”, whatever the f*ck the latter meant! Ne retrospektive ato justifikohen me “atehere shume gjera nuk i dinim ”. Por si do ta justifikonim kesaj here nese si sonambul ecim drejt po asaj apo te ngjashme gjendje?!

Pa nje reforme themelore financiare qe do te adresonte problemet rudimentare akute me te  cilat sistemi financiar shqiptar ballafaqohet prej vitesh e dekadash, shanset jane qe stabiliteti i shumepritur e vecanerisht i domosdoshem per zhvillim qe u permend me lart do te mbetet nje iluzion.

Ne kete pike, nuk eshte nevoja qe shqiptaret “te shpikin rroten” dmth, ti bejme ne zbulimet e nevojshme ekonomiko-financiare. Ajo qe kerkohet eshte deshira per te mesuar dhe zbatuar eksperiencat, zbulimet dhe idete e te tjereve e ne vecanti, te vendeve te ngjashme ne zhvillim. E per te qendruar me lajtmotivin revolucionar frëng te Hygoit, asgje nuk eshte me e fuqishme se nje ide se ciles i ka ardhur koha.

Ne kete plan, dy probleme madhore po rudimentare qe kerkojne zgjidhje jane informaliteti teper i larte i ekonomise dhe dominanca e euros ne ekonomi qe po zevendeson lekun si monedhe kombetare. Pa i dhene pergjigje ketyre dy problemeve, politika monetare e BSH do te vazhdoje te kete efekt minimal ne ekonomi, jo me te krijoje kushtet per boom-in ekonomik qe tashme me dekada eshte eluziv. Ekonomia do te ishte si nje makine me ingranazhe te prishura – sado ti nderroje BSH marshet, nuk ka si ecen me shpejt.

Sepse politika monetare ne nje ekonomi ku nje shume marramendese parash jane jashte bankave dhe nje pjese e frikshme e transaksioneve te brendshme nuk jane ne monedhen kombetare, mund te permblidhet me nje shprehje te goditur popullore: ajo nuk eshte “as mish as peshk”. Dhe kjo gjendje do ti kushtonte ekonomise e rrjedhimisht vendit dhe shqiptareve shume me teper se ç’mund te shprehet me fjale kur kjo persiatje nuk ka per autor Migjenin a Konicen.



Skip to toolbar