Mblidhet grupi parlamentar i PS, i pranishëm edhe Rama

AKTUALITET


Këtë të hënë është mbledhur grupi parlamentar i Partisë Socialiste. I pranishëm në mbledhje është edhe kryeministri Edi Rama, ndërsa po diskutohet për agjendën parlamentare të javës që sapo ka nisur.

Në mbledhje pritet të diskutohet mbi dakordësinë e arritur me deputetët e Rithemelimit për rikthimin e Kuvendit në normalitet.

Kreu i qeverisë pritet t’u lërë porositë e tij ligjvënësve socialistë për qëndrimet që duhet të mbajnë dhe aktivizimin e tyre në parlament.

Pas 5 muajsh kaos, Kuvendi pritet t’i kthehet normalitetit, ndërsa opozita sot do marrë pjesë edhe në mbledhjet e komisioneve parlamentare të parashikuara në rendin e ditës.



Skip to toolbar