Mbollën kanabis në pyll, kapet babai, djali në kërkim

AKTUALITET


Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 55-vjeçar, ndërsa ka shpallur në kërkim djalin e tij, pasi dyshohen se në bashkëpunim kanë kultivuar bimë narkotike.

Uniformat blu bënë me dije për publikun se kapja e 55-vjeçarit u realizua në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat i kontrollit të territorit, shërbimet e Komisariatit Nr. 4 vunë në N. A. 55 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Fag, të Njësisë Administrative Shëngjergj, i cili mendohet se nuk e ka për herë të parë kultivimin e bimëve narkotike, pasi ka qenë i dënuar edhe më parë për të njëjtën vepër penale.


Gjithashtu kanë shpallur në kërkim djalin e tij, E.A. Këtë herë, sipas policisë, gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e policisë për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, në brendësi të pyllit të fshatit Fag, janë konstatuar të mbjella fidanë kanabis. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale edhe 65 fishekë, por jo armë.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” e kryer ne bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”.




Skip to toolbar