Mbreti Rafa i Parë: Fiton Grand Slam e 12-të

SPORT


Rafael Nadal u shpall fitues në finalen e Roland Garros duke mundur rivalin e tij Dominic Thiem. Kështu tenisti bëhet i pari që fiton 12 gtituj Grand Slam. Nadal fitoi kundër Thiem me rezultatin 3-1 (6-3, 5-7, 6-1 dhe 6-1).

Tenisti spanjoll vendos kështu një rekord të ri duke u bërë i pari që fiton 12 Grand Slam. Ai nuk e ka pasur aspak të vështirë të mund rivalin e tij në fushën me rërë të Parisit.

“Nuk mund të shpjegoj ndjenjën e fitores përsëri këtu”, tha tenisti spanjoll. “Unë kurrë nuk do ta kisha imagjinuar këtë. Është një moment shumë i veçantë për mua”, tha Nadal, i cili gjithashtu ka vlerësuar lojën e rivalit të tij, Dominic Thiem.

“Ai ka luajtur me një intensitet të madh,” tha spanjolli, i cili për të dytin vit me rradhë u përballë me austriakun për titullin në Paris.

Ndërsa tenisti austriak, Dominic Thiem u shpreh. “Është pak e vështirë për të folur tani pas këtyre dy javëve të gjata. Pavarësisht se nuk arrita të fitojë, jam i kënaqur që kam kaluar dy javë këtu”, është shprehur tenisiti, që mban vendin e katërt në botë.



Skip to toolbar