Anglia mund Zvicrën për vendin e tretë të Nations League

SPORT


Pak orë para finales së Nations League, që do të zhvillohet mes Portugalisë dhe Holandës, pasditen e kësaj të diele është zhvilluar ndeshja për të përcaktuar vendin e tretë dhe të katërt. Anglia ka fituar ndaj Zvicrës, duke u renditur në vendin e tretë. Skuadra e drejtuar nga Southgate fitoi pas gjuajtjes së penalltive, pasi koha e rregullt u mbyll në barazim 0-0.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa rrejta të prekura, ndërsa në të dytën skuadra e Southgate shënoi në minutën e 84` me Callum Willson, por goli u anulua për faull. Edhe pse “Tre Luanët” patën dhe disa mundësi të tjera, ata nuk arritën të shkonin brenda rrejtës.


Kështu ekipet shkuan drejt penalltive, ku fati u buzëqeshi skuadrës së Southgate. Ekipi anglez fitoi me rezultatin 6-5 falë pritjes së Pickford. Kështu skuadra angleze fitoi medaljet e bronzit si dhe 8 milionë euro, si shpërblim nga UEFA. Ndërsa Zvicra arkëton 7 milionë euro.

Mbrëmjen e së dielës do të luhet dhe finalja e Nations League, ku Portugalia sfidon Holandën në “Estadio do Dragon” në Porto. Të dyja ekipet synojnë të shpallen fituese të këtij turneu, për të shënuar historinë në edicionin e parë të këtij kompeticioni të krijuar rishtaz nga UEFA.




Skip to toolbar