Mazhoranca ka miratuar e vetme projektligjin “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, ndërsa opozita ka vijuare dhe sot të bllokojë foltoren dhe të vendosë zhurmues në sallë.
Ligji për bastet online kërkonte shumicë të thjeshtë votash dhe u miratua me 72 vota pro, 2 abstenim dhe asnjë kundër.
Më 19 korrik 2023 qeveria shqiptare i dha “OK” rikthimit të basteve sportive online. Sipas ligjit të ri nuk do të jepen më shumë se 10 licenca në rang vendi dhe kompanitë duhet të deklarojnë një kapital jo më pak se 40 milionë lekë për të marrë të drejtën e zhvillimit të basteve sportive online.
Opozita nuk mori pjesë në votime, ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha u largua sapo interpelanca me kryeministrin Edi Rama nuk u bë dhe kryetarja e Kuvendit nisi votimet e projektligjeve, ku edhe këtë herë për shkak të bllokimit nga opozita kaluan pa diskutime.
Gjithashtu është votuar me 74 vota pro projektligj “Për festat zyrtare e ditët përkujtimore””, të ndryshuar. Kuvendi vendosi përfshirjen e datës 22 Nëntor ne kalendarin e festave zyrtare te republikës e njohur si Dita e Alfabetit.
Kjo ditë e cila u njësua në Kongresin e Manastirit, thotë relacioni i kuvendit, e njohur tashmë si festë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, e propozuar si e tillë me këtë projektligj edhe në Shqipëri, synohet të jetë tradicionale dhe të marrë sa më shumë jehonë në mbarë trevat shqiptare.