“Më rrahën e më prenë flokët”, shtatzëna nga Librazhdi rrëfen tmerrin nga maskat

AKTUALITET


Jetmira Gega nga fshati Marinaj i Librazhdit ka rënë pre e dhunës mbrëmjen e së enjtes pasi dy burra me maska i janë futur me forcë në banesë, e kanë dhunuar dhe i kanë prerë flokët. Në gjendje të rënduar psikologjike, Jetmira Gega e cila është shtatzënë ka rrëfyer në polici tmerrin e përjetuar.

Ajo ka treguar se dy burra të gjatë më maska janë futur me forcë në shtëpinë e saj, ndërsa ajo ndodhej vetëm bashkë me dy fëmijët e mitur dhe bashkëshorti ndodhej në punë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23.30 e mbrëmjes së enjtes. Dy burrat e kanë dhunuar dhe më pasi i kanë prerë flokët. Gega e ka denoncuar ngjarjen në policinë e Librazhdit e cila po heton për zbardhjen e mëtejshme të saj.

“Ishin dy burra, ishin të gjatë, mbanin maska. Njëri prej tyre kishte edhe pistoletë”, ka thënë në polici gruaja shtatzëne. Policia e ka gjetur gruan në gjendje të rënduar psikologjike dhe e ka transportuar atë në spital ku ka marrë ndihmën mjekësore.

Grupi hetimor po heton nëse dy personat me maska kanë tentuar të grabisnin në shtëpi, ose nëse janë futur për të trembur banorët për shkak të ndonjë konflikti.



Skip to toolbar